Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic mori pjesë në takimin e katërt të “Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian”
19 mars 2013, Prishtinë
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic mori pjesë në takimin e katërt të “Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian” , organizuar nga Zyra e Presidentes së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga. Në takim morri pjesë edhe Komisionari për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Z. Stefan Fule.
Në këtë takim është biseduar për avancimin e reformës në kuadër të Integrimit Evropian të Kosovës, për procesin e liberalizimit të vizave si dhe për strategjinë për integrimin evropian.
Në takimin e katërt “Këshilli Kombëtar për Integrim Evropian”, pos zëvendëskryeministrit Petrovic, presidentes Jahjaga dhe Komisionarit për Zgjerim në BE, Stefan Fule, ishin të pranishëm edhe Kryetari i Parlamentit të Republikës së Kosovës z. Jakup Krasniqi, Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Drejtësisë, z. Hajredin Kuçi, Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë z. Samuel Zhbogar, udhëheqës të partive politike, zyrtarë të shoqërisë civile, përfaqësues të Odës Ekonomike dhe Akademisë së Shkencës.