Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic u takua sot me përfaqësuesit e organizatës joqeveritare“Raskršce”, përfaqësuesit e kishës ortodokse si dhe përfaqësuesit e planifikimit hapësinor
28 maj, Prishtinë
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic u takua sot me përfaqësuesit e organizatës joqeveritare“Raskršce”, përfaqësuesit e kishës ortodokse si dhe përfaqësuesit e planifikimit hapësinor me qëllim të prezantimit të raportit lidhur me aktivitetet e deritanishme në sanimin e dëmeve të shkaktuara në varrezat ortodokse në Kosovë. Ky është takimi i katërt i rregullt i komitetit drejtues.
Gjatë prezantimit është dhënë raporti i detajizuar lidhur me performancën e arritur në terren dhe aktivitetet të cilat janë përcaktuar në varrezat të cilat ishin të dëmtuara.
Zëvendëskryeministri Petrovic theksoi se është shumë i kënaqur me punën e OJQ/së dhe shpreson se punimet në varrezat e Prishtinës së shpejti do të përfundojnë.