Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Takimi i Komitetit drejtues për liberalizimin e vizave

Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Slobodan Petrovic ka marrë pjesë sot në takimin e Komitetit drejtues për liberalizimin e vizave.

03 maj 2013m, Prishtinë

Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Slobodan Petrovic ka marrë pjesë sot në takimin e Komitetit drejtues për liberalizimin e vizave.

Në këtë takim është biseduar lidhur me progresin në implementimin e planit të veprimit për zbatimin e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, theks të veçantë janë trajtuar çështjet që kanë të bëjnë me bllokun e temave: Ripranimi dhe riintegrimi, siguria e dokumenteve, menaxhimi I kufirit dhe emigracionit, siguria dhe rendi publik si dhe të drejtat themelore lidhur me lirinë e lëvizjes.

Me këtë rast, Ministrat e linjës kanë raportuar lidhur me progresin,  derisa kryeministri I Kosovës, z. Hashim Thaçi ka theksuar se ky proces është prioriteti kryesor i institucioneve të Kosovës.

Në takim kanë marrë pjesë: Kryeministri i Kosovës, z. Hashim Thaçi, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i drejtësisë , z. Hajredin Kuçi, Ministri i punëve të jashtme, z. Enver Hoxhaj, Ministri i Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Dardan Gashi dhe Ministrja e për Integrime Evropiane , znj. Vlora Çitaku, e cila edhe e ka udhëhequr takimin.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors