Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Slobodan Petrovic ka marrë pjesë sot në takimin e Komitetit drejtues për liberalizimin e vizave.
03 maj 2013m, Prishtinë
Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Slobodan Petrovic ka marrë pjesë sot në takimin e Komitetit drejtues për liberalizimin e vizave.
Në këtë takim është biseduar lidhur me progresin në implementimin e planit të veprimit për zbatimin e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, theks të veçantë janë trajtuar çështjet që kanë të bëjnë me bllokun e temave: Ripranimi dhe riintegrimi, siguria e dokumenteve, menaxhimi I kufirit dhe emigracionit, siguria dhe rendi publik si dhe të drejtat themelore lidhur me lirinë e lëvizjes.
Me këtë rast, Ministrat e linjës kanë raportuar lidhur me progresin, derisa kryeministri I Kosovës, z. Hashim Thaçi ka theksuar se ky proces është prioriteti kryesor i institucioneve të Kosovës.
Në takim kanë marrë pjesë: Kryeministri i Kosovës, z. Hashim Thaçi, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i drejtësisë , z. Hajredin Kuçi, Ministri i punëve të jashtme, z. Enver Hoxhaj, Ministri i Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Dardan Gashi dhe Ministrja e për Integrime Evropiane , znj. Vlora Çitaku, e cila edhe e ka udhëhequr takimin.