Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në përkrahje të OSBE-së, ka organizuar takimin e përbashkët me kryesuesit e kuvendeve të komunave mbi funksionimin e kuvendeve të komunave në përmbushjen e mandatit ligjor 19 nëntor 2014
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në përkrahje të OSBE-së, ka organizuar takimin e përbashkët me kryesuesit e kuvendeve të komunave mbi funksionimin e kuvendeve të komunave në përmbushjen e mandatit ligjor, më konkretisht është diskutuar për, funksionimin aktual të komiteteve të përhershme të kuvendeve komunale dhe sfidat në lidhje me zbatimin e Udhëzimit Administrativ 03/2014, për procedurën e themelimit, përbërjen dhe kompetencat e komiteteve të përhershme në komunë, rolin mbikëqyrës të kuvendeve të komunave ndaj ekzekutivit dhe llogaridhënia ndaj publikut, implementimin e rekomandimeve nga raporti i funksionimit të Komunave janar-tetor, Raportin e progresit 2014 dhe sfidat e identifikuara për kuvendet e komunave, si dhe Projekt Udhëzimin Administrativ për caktimin, ngarkesën, dhe mbledhjen e taksës për regjistrimin vjetor të automjeteve motorike në territorin e komunave.