Më datën 9 qershor 2016, është mbajtur takimi i radhës për koordinimin e trajnimeve në mes të zyrtarëve komunal nga komunat Leposavic dhe Zvecan me zyrtarët e Departamentit të Thesarit në Ministrinë e Financave. Në këtë takim morën pjesë: Përfaqësues nga MAPL-ja/ Departamentit për Performacë dhe transparencë komunale, përfaqësues nga Ministria e Financave/Departamenti i Thesarit, përfaqësues nga USAID-i dhe zyrtarët e komunave Leposavicit dhe Zvecanit. 9 qershor 2016
Më datën 9 qershor 2016, është mbajtur takimi i radhës për koordinimin e trajnimeve në mes të zyrtarëve komunal nga komunat Leposavic dhe Zvecan me zyrtarët e Departamentit të Thesarit në Ministrinë e Financave. Në këtë takim morën pjesë: Përfaqësues nga MAPL-ja/ Departamentit për Performacë dhe transparencë komunale, përfaqësues nga Ministria e Financave/Departamenti i Thesarit, përfaqësues nga USAID-i dhe zyrtarët e komunave Leposavicit dhe Zvecanit.
Pas disa takimeve të mbajtura lidhur me trajnimet në sistemin freebalancee për zyrtarët e Leposavicit dhe Zubin Potokut, në këtë takim u vendos rreth kalendarit të trajnimeve dhe formatit të trajnimeve.
Trajnimet do të fillojnë nga java e tretë e muajit qershor dhe do të zgjasin njëzetë e nënë (29) ditë. Temat e trajnimeve prekin të gjitha fushat që i përkasin fushës së menaxhimit të Financave, aplikimit të sistemit freebalancee-it.