29 Qershor 2020, Prishtinë
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Pushtetit Lokal Goran Rakić u takua sot me Ambasadorin Norvegjez në Kosovë Jens Erik Grondahl.
Në takim u bisedua rreth koordinimit të aktiviteteve dhe të gjitha me qëllim të krijimit të një menaxhimi më efikas në komuna. Gjithashtu, u theksuan prioritetet në punën e ministrisë në lidhje me përfaqësimin transparent dhe demokratik të qytetarëve, si dhe ngritjen e cilësisë së ofrimit të shërbimeve publike.
Bashkëbiseduesit ranë dakord që beteja me Covid-in ende nuk ka përfunduar dhe u bënë thirrje të gjitha autoriteteve komunale që në përputhje me aftësitë dhe kapacitetet e tyre t’u ofrojnë vëmendje dhe mbështetje shtesë grupeve të cenueshme dhe të margjinalizuara.