Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Takimi i rregullt i Kolegjiumit të zyrtarëve për integrime evropiane MAPL-së dhe MIE-së (Grupet e synuara në punëtori: Zyrtarët Komunal për Integrime Evropiane)

Me datën 8 tetor 2015, në Restaurantin“Villa Gërmia” në Prishtinë, Kolegjiumi i zyrtarëve për integrime evropiane pranë Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) ka organizuar takimin e rregullt me zyrtarët komunal për integrime evropiane, përfaqësuesit e MAPL-së dhe MIE-së, me qëllim të koordinimit dhe vazhdimit të punës së përbashkët, veçanërisht për të diskutuar për çështjet që ndërlidhen me procesin e integrimit evropian të Kosovës, si dhe fuqizimin e koordinimit ndërmjet nivelit qendror dhe lokal. Prishtinë, 9 tetor 2015

Me datën 8 tetor 2015, në Restaurantin“Villa Gërmia” në Prishtinë, Kolegjiumi i zyrtarëve për integrime evropiane pranë Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) ka organizuar takimin e rregullt me zyrtarët komunal për integrime evropiane, përfaqësuesit e MAPL-së dhe MIE-së, me qëllim të koordinimit dhe vazhdimit të punës së përbashkët, veçanërisht për të diskutuar për çështjet që ndërlidhen me procesin e integrimit evropian të Kosovës, si dhe fuqizimin e koordinimit ndërmjet nivelit qendror dhe lokal.

Në takim të pranishëm ishin zëvendësministri i Ministrisë së Integrimit Evropian z. Ramadan Ilazi, U.D. i udhëheqësit të Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave z. Yll Valla,  z. Sazan Ibrahimi – Drejtor Ekzekutiv i AKK-së, si dhe Ajshe Berveniku, kryesuese e Kolegjiumit të zyrtarëve për integrime evropiane pranë AKK-së

Temat e prezantuara dhe të diskutuara gjatë këtij takimi ishin:

1)    Ecuria dhe sfidat e procesit të integrimeve evropiane në vend;
2)    Fuqizimi i rolit të zyrtarëve komunal për integrime evropiane;
3)    Koordinimi dhe bashkëpunimi i Komunave me MAPL për veprimet që dalin nga PVMSA –ja;

Znj. Ajshe Berveniku, kryesuese e Kolegjiumit të Zyrtarëve të Integrimeve Evropiane bëri hapjen e takimit duke u dëshiruar mirëseardhje të pranishmëve.

Në vazhdim, zëvendësministri i Ministrisë së Integrimit Evropian z. Ramadan Ilazi ka informuar të pranishmit me zhvillimet e fundit, me fokus Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) dhe procesin e liberalizimit të vizave, ku ndër të tjera kërkoi nga zyrtarët komunal për integrime evropiane që të ndërmarrin iniciativa lidhur me zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme në komuna me qëllim të informimit të qytetarëve se çfarë nënkupton liberalizimi i vizave, në mënyrë që të shmangen keqkuptimet që ekzistojnë tek qytetarët për sa i përket këtij procesi.

Më tej, znj. Berveniku bëri prezantimin për sa i përket fuqizimit të rolit të zyrtarëve komunal për integrime evropiane në komuna.

Në vazhdim, z.Valla theksoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të Komunave me MAPL-në përgjatë vitit 2015, për veprimet që dalin nga PVMSA –ja, si dhe ndërmarrjen e disa aktiviteteve të përbashkëta me ministritë e linjës dhe donatorët që parashihet të zhvillohen në javët në vijim lidhur me realizimin e programit për fushën e integrimeve evropiane për zyrtarët komunal të integrime evropiane dhe zyrtarët e tjerë komunal.

Pas përfundimit të pikave të takimit, është zhvilluar një diskutim i përgjithshëm mbi temat e diskutuara, kundër të tjera, zyrtarët komunal për integrime evropiane shprehen shqetësimin e tyre për pozitën e punës që katalogu e parasheh, ku kjo pozitë sipas ZKIE-ve zbeh rolin dhe pozicionin e tyre.

Në përmbyllje të takimit Znj. Berveniku i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, kontributin dhe interaktivitetin e treguar gjatë këtij takimi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors