Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

TAKIMI I RREGULLT ME ZYRTARET KOMUNAL TË INTEGRIMEVE EVROPIANEGIZ DHE OSBE

Sot me datë 12.12.2014 në Hotelin “Emerald” është organizuar takimi me zyrtarët komunal për integrime evropiane, përfaqësuesit e GIZ-it dhe OSBE-së për të diskutuar lidhur me:

             17 dhjetor 2014

Sot me datë 12.12.2014 në Hotelin “Emerald” është organizuar takimi me zyrtarët komunal për integrime evropiane, përfaqësuesit e GIZ-it dhe OSBE-së për të diskutuar lidhur me:

– Përgjegjësitë e komunave dhe adresimi i sfidave nga raporti i progresit
– Plani i veprimit për MSA – detyrat dhe përgjegjësitë e komunave për vitin 2015
– Detyrat dhe përgjegjësitë e komunave nga dialogu i liberalizimit të vizave – arritjet dhe sfidat/planet
– Procesi i koordinimit të raportimit ndërmjet komunave dhe nivelit qendror për detyrimet dhe  përgjegjësitë nga agjenda evropiane

Udhëheqësja e DIEKP-së znj. Rozafa Ukimeraj hapi takimin duke u dëshiruar mirëseardhje të pranishmëve. Më tej, znj. Ukimeraj  përmendi temat të cilat do  të diskutohen gjatë këtij takimi, gjithashtu informoj se Workshopi për PVMSA do të mbahet në fillim të vitit te ardhshëm ku theksoi se PVMSA 2015 duhet të jetë me veprime dhe indikator më të paktë dhe të matshëm.
Po ashtu, znj. Ukimeraj kërkoj nga të pranishmit qe të ndihen të lirë, të japin ide dhe të diskutojnë rreth  pikave të agjendës, përkatësisht rreth draftit të PVMSA.

Në vazhdim z. Arben Fetahu përfaqësuesi i OSBE-së  i falënderoj të pranishmit për pjesëmarrje si dhe  theksoi se do të vazhdojë të  përkrahë  MAPL-në në fushën e vetëqeverisjes lokale.

Më tej znj. Ukimeraj bëri prezantimin rreth Obligimeve të Komunave nga PLANI I VEPRIMIT PËR MARRËVESHJEN E STABILIZIM ASOCIIMIT (2015).

Po ashtu gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e MAPL-së që ka me komunat sidomos në koordinimin e obligimeve që dalin nga agjenda evropiane. Znj. Ukimeraj i informoj të pranishmit se Komunat nga viti 2015 do të raportojnë për Raportin e  Progresit në muajin Prill dhe Gusht, si dhe për PVMSA komunale  do të raportojnë 2 herë në vit pra në muajin Qershor dhe Dhjetor.

Gjithashtu znj. Micaela Thurman bëri prezantimin e një formati të ri lidhur më raportimin e  komunave  për PVMSA-në,  në të cilën janë të përfshirë Raporti i Progresit, PVMSA dhe Liberalizimi i vizave ku varësisht prej fushave të raportimit zyrtarët komunal për integrime evropiane mund të vendosin të dhënat e komunës.

Në përmbyllje të takimit znj. Rozafa Ukimeraj, Udhëheqëse e DIEKP-së i falënderoj të pranishmit për pjesëmarrjen në takimin e sotëm dhe theksoi se ZKIE-të mund të ndihen të lirë të japin propozime që formati i raportimit të PVMSA-2015 të jetë sa më i mirë dhe më i përdorshëm.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors