Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e përkrahur nga OSBE – Misioni në Kosovë me datë 11.04.2018, ka mbajtur takimin më Kryesues të Kuvendeve të Komunave dhe Drejtor të Administratës në Komuna, në të cilin takim është prezantuar Platforma elektronike për vlerësimin e ligjshmërisë se akteve, pastaj Raporti Janar- Mars 2018 i funksionimit të kuvendeve të komunave si dhe procesi i vlerësimit të ligjshmërisë së akteve dhe kërkesat për rishqyrtim dërguar në komuna nga MAPL si dhe Ministritë e Linjës. Zyrtarët e komunave gjatë takimit kanë paraqitur sfidat në krijimin e mekanizmave ligjor në komuna si sfidë nga ta u paraqit funksionalizimi i komiteteve obligative me rastin e respektimit të barazisë gjinore.
Po ashtu në fund si rekomandim ishte që takimet e tilla të jenë të rregullta ku do të diskutohen çështjet më rendësi në komuna në mënyrë që veprimet e ndërmarra nga organet komunale të jenë në harmoni më legjislacionin në fuqi.