Takimi Ministror për Integrime Evropiane

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Slobodan Petrovic raportoi në takimin Ministror për Integrime Evropiane lidhur me Amandamentimin  e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal… Zëvendëskryeministri Petrovic raporton në takimin Ministror për Integrime Evropiane

24 maj 2011,  Prishtinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Slobodan Petrovic raportoi në takimin Ministror për Integrime Evropiane lidhur me Amandamentimin  e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe tha se "Ky ligj është bazë për organizimin dhe funksioimin e pushtetit lokal dhe si i tillë përkufizon statusin ligjor të komunave, kompetencat dhe parimet përgjithshme të financave komunale organizimin dhe funksionimin e organeve komunale si dhe  rregulllon mekanizmat për pjesëmarrjen e qytetarevë në procesin e vendimarrjes".

Zëvendëskryeministri Petrovic tha se procesit të ndryshimit dhe plotësimit të këtij ligji i kanë parapri konsultimet  e zgjeruara paraprake të përbashkëta me strukturat politike dhe vendimmarrëse në komuna përfshirë, konsultimet e zgjeruara të mbajtura me Kryetarët e Komunave, Kryesuesit e Kuvendeve të Komunave, drejtorët e drejtorive komunale dhe zyrtar tjerë të lartë komunal dhe nga shoqëria civile përkatësisht organizatat që merren me qeverisje lokale

Duke folur për  nevojën e ndryshimeve të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Zëvendëskryeministri Petrovic tha se kjo ka ndodhur për shkak të disa zbrazëtirave dhe pengesave që ka patur në zbatim Ligji për Vetëqeverisje Lokale i miratuar në qershor të vitit 2008, është parë me interes të veçantë nevoja e fillimit të procedurës se ndryshimit dhe plotësimit të këtij Ligji.

"Arsyeja e plotësimit dhe ndryshimit te Ligjit për Vetëqeverisje Lokale bëhet me qellim të plotësimit dhe ndryshimit te dispozitave aktuale dhe me qëllim të definimit të qartë të përgjegjësive  në nivel komunal” tha  Zëvendëskryeministri Petrovic

Nevoja për amandamentim e këtij ligji synon ngritjen e efikasitetit të organeve komunale ne ofrimin e shërbimeve të qëndrueshme për qytetarët” tha Zëvendëskryeministri Petrovic.