Teuta Fazliut iu nda nga Albanian Exellence titulli “Zonja që bën shqiptarinë”, në mesin e 21 zonjave nga profilet e vendeve të ndryshme

Prishtinë, 17 dhjetor 2019

Sot është pritur dhe uruar nga koleget e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal kolegia znj. Teuta Fazliu, me rastin e pranimit të titullit mga Albanian Exellence ‘’ Zonja që bën shqiptarinë” në mesin e 21 zonjave nga profilet e vendeve të ndryshme.

Ky titull vjen si rezultat i rrëfimit, rrugëtimit jetësor dhe kontributit shoqëror të znj. Fazliu ndër vite.