Todosijevic dhe Braathu për zgjedhjet lokale

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal,  Ivan Todosijevic, në prag të zgjedhjeve lokale, sot është takuar me ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.                      20 tetor 2017, Prishtinë

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal,  Ivan Todosijevic, në prag të zgjedhjeve lokale, sot është takuar me ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

Para se gjithash, Todosijevic ka falënderuar  z. Braathu për angazhimin e tij dhe përpjekjet të cilat i bënë që zgjedhjet lokale në Kosovë të kalojnë në atmosferën demokratike.

Bashkëbiseduesit janë pajtuar se në  Kosovë është krijuar një kulturë  thelbësore konkurente dhe e dinjitetshme dhe kjo prezanton një arritje të rëndësishme demokratike, të cilën duhet të vërtetojmë në këto zgjedhje lokale.

Ministri  Todosijevic ka falënderuar në përkrahjen e vazhdueshme, duke theksuar se “Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet MAPL-së dhe OSBE-së, edhe në të ardhmen do të jetë i rëndësishëm si për ministrinë ashtu edhe për vetëqeverisjet lokale.