Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijevic, në prag të zgjedhjeve lokale, sot është takuar me ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu. 20 tetor 2017, Prishtinë
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijevic, në prag të zgjedhjeve lokale, sot është takuar me ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.
Para se gjithash, Todosijevic ka falënderuar z. Braathu për angazhimin e tij dhe përpjekjet të cilat i bënë që zgjedhjet lokale në Kosovë të kalojnë në atmosferën demokratike.
Bashkëbiseduesit janë pajtuar se në Kosovë është krijuar një kulturë thelbësore konkurente dhe e dinjitetshme dhe kjo prezanton një arritje të rëndësishme demokratike, të cilën duhet të vërtetojmë në këto zgjedhje lokale.
Ministri Todosijevic ka falënderuar në përkrahjen e vazhdueshme, duke theksuar se “Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet MAPL-së dhe OSBE-së, edhe në të ardhmen do të jetë i rëndësishëm si për ministrinë ashtu edhe për vetëqeverisjet lokale.