Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Ivan Todosijevic, sot ka marrë pjesë në konferencën e cila i është kushtuar trafikimit me qenie njerëzore. Një numër i madh i pjesmarrësve ka biseduar për çështjet kyqe dhe senzibilizimin e qytetarëve në lidhje me trafikimin me qenie njerëzore. 18 tetor 2017, Prishtinë
Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Ivan Todosijevic, sot ka marrë pjesë në konferencën e cila i është kushtuar trafikimit me qenie njerëzore. Një numër i madh i pjesmarrësve ka biseduar për çështjet kyqe dhe senzibilizimin e qytetarëve në lidhje me trafikimin me qenie njerëzore.
”Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në përputhje me Strategjinë Nacionale dhe Planin e Veprimit në luftë kundër trafikimit me qenie njerëzore për periudhën (2015- 2019), ka kompetencë në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. MAPL-ja, çdo vjet është angazhuar në fushatën kundër trafikimit me qenie njerëzore. “Lajmërohen të gjitha komunat për fillimin e fushatës dhe në bashkëpunim me strukturat komunale, të ofrojnë seksionet informative në ato vende të cilët janë më të rrezikuara nga trafikimi me qenie njerëzore, me qëllim të senzibilizimit” ka theksuar ministri Todosijevic.
Todosijevic, po ashtu ka theksuar edhe bashkëpunimin me të gjithë mekanizmat në nivelin qendror dhe atë lokal në luftën kundër trafikimit me njerëz.
Në konferencë kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës z. Ramush Haradinaj, shefja e Zyrës së BE-së, znj. Natalija Apostolova, ministrat, përfaqësesues të ambasadave, zyrës së Presidentit, Gjykatës, Policisë, OSCE-së, EULEX-it e të tjerë.