Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Todosijevic vizitoi Bërnicën e Poshtme dhe të Epërme

3 korrik 2018, Prishtinë

Pas shkrimeve në media për jetën e Serbëve të mbetur në Bërnicën e Epërme, Ministri në dorëheqje i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijevic ka vendosur që edhe vetë ta viziton këtë fshat dhe të njoftohet nga afër me banorët dhe problemet e tyre.

Para vizitës në Bërnicën e Epërme, Todosijevic vizitoi Bërnicën e Poshtme me ç’rast gjatë bisedës me banorët e këtij fshati, papunësia u theksua si një problem shumë i madh. Banorët e Bërnicës së Poshtme theksuan se kanë një bashkëpunim të mirë me Komunën e Prishtinës dhe njoftuan Ministrin me atë çfarë është bërë në disa vitet e fundit dhe me atë se çfarë duhet bërë në mënyrë që jeta në këtë fshat të jetë më e mirë. Todosijevic gjithashtu vizitoi kishën, shkollën fillore si dhe çerdhen.

Pas Bërnicës së Poshtme, Ministri vizitoi edhe Bërnicën e Epërme, ku në oborrin e kishës bisedoi me banorët lidhur me problemet e tyre të përditshme. Banorët i shprehën mirënjohjen e tyre Ministrit për vizitën, sepse gjerë më sot përshtypja e tyre ishte se janë harruar nga të gjithë, dhe gjithashtu u shprehën të brengosur lidhur me ikjen e përditshme të të rinjve nga fshati, duke theksuar se papunësia është problemi më i madh dhe shkaku i braktisjes së vendlindjes, kështu që edhe shkolla e cila ekziston në këtë fshat, tash sa vite është mbyllur, sepse nuk ka asnjë nxënës, kanë mbetur gjithsej disa të rinj.

Todosijevic me këtë rast tha se, në përputhje me mandatin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe në bashkërendim me ministritë e linjës dhe Komunën e Prishtinës, do të bëjnë çmos që t’i zgjidhin problemet madhore të Bërnicës së Poshtme dhe asaj të Epërme.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors