Todosijevici dhe Markarijan kanë biseduar për mbrojtjen e të drejtave në komunitet

20 shkurt 2018, Prishtinë
Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z.Ivan Todosijevic dhe z.Leonid Markarijan, Udhëheqës i Zyrës për mbështetje të komuniteteve në UNMIK-Kosovë, kanë biseduar sot për funksionimin e  vetëqeverisjes lokale, si dhe funksionimin e strukturave komunale që janë përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve.
Në takim është biseduar edhe për emërimin e zëvendës kryetarëve të komunave për komunitete dhe rolin e zyrave lokale të komuniteteve në komunat e Kosovës. Todosijevic ka theksuar që është shumë e rëndësishme mbështetja të cilën e ofron UNMIK-u për mbrojtjen e të drejtave në komunitet.
Në fund të takimit edhe njëherë është theksuar që bashkëpunimi është mënyra e vetme që të arrihet deri te zgjidhja e problemit.