Me datë 5-6 Shkurt është duke u mbajtur trajnimi dy ditor për përfituesit e projekteve nga Thirrja e Parë për Propozime nga IPA, BNK, MK-KS. Gjatë trajnimit përfituesit e projekteve do të kenë rastin të mësojnë më shumë lidhur me rregullat e implementimit të projekteve nga ky grant. 6 shkurt 2015
Me datë 5-6 Shkurt është duke u mbajtur trajnimi dy ditor për përfituesit e projekteve nga Thirrja e Parë për Propozime nga IPA, BNK, MK-KS. Gjatë trajnimit përfituesit e projekteve do të kenë rastin të mësojnë më shumë lidhur me rregullat e implementimit të projekteve nga ky grant.
Trajnimi është organizuar nga Ministria e Administrimit te Pushtetit Lokal, Antena pjesë e SPT, në koordinim të ngushtë me Asistencën Teknike për Bashkpunim Ndërkufitar dhe ZBE në Kosovë.
Për më shumë, ky trajnim ishte një mundësi e shkëlqyer për të gjithë pjesëmarrësit që të mësojnë më shumë rreth rregullave financiare, prokurimit, vizibilitetit, raportimit dhe monitorimit gjatë implementimit të projekteve.