Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në kuadër të mandatit ligjor që ka për të këshilluar dhe përkrahur komunat në zbatimin e ligjit, në mbështetje të USAID/DEMI ka mbajtur Tryezën për Zbatimin e Kornizës Ligjore të Bashkëpunimit Ndër-komunal
2 korrik 2013, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në kuadër të mandatit ligjor që ka për të këshilluar dhe përkrahur komunat në zbatimin e ligjit, në mbështetje të USAID/DEMI ka mbajtur Tryezën për Zbatimin e Kornizës Ligjore të Bashkëpunimit Ndër-komunal, në të cilën kanë marr pjesë, kryetar të komunave, drejtor të drejtorive si dhe zyrtar komunal.
Udhëheqësi i Departamentit Ligjor dhe Monitorim të Komunave në fjalën hyrëse para pjesëmarrësve potencoi se, Republika e Kosovës është në një fazë të rëndësishme të zbatimit të reformës së vetëqeverisjes lokale. Komunat kanë kompetencë që për ushtrimin e kompetencave vetanake dhe të zgjeruara të hyjnë në mardhënie bashkëpunimi ndërkomunal, dhe kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës si dhe legjislacionin për vetëqeverisje lokale
MAPL-ja si institucinon i cili harton politikat në nivel qendror për organizimin dhe funksionimin më të mirë të vetëqeverisjes lokale, dhe në drejtim të avancimit të shërbimëve të komunave në interesë të qytetarit, bashkëpunimin ndërkomunal e promovon si një alternativ reale të ushtrimit të kompetencave. Duke ditur se një numër i madh i komunave të Republikës së Kosovës janë në stadet e para të funksoinimit sidomos komunat e reja të themeluara si rezultat i procesit të decentralizimimt dhe kanë nevojë për ngritje të kapaciteteve kadrovike, ofrimin e shërbimeve më të mira dhe më të qëndrueshme, Ligji për Bashkëpunim Ndërkomunal jep këtë mundësi komunave që të hyjnë në bashkëpunim ndërsektorial dhe të përballen më lehtë më sfidat e mundshme që mund t’i hasin gjatë ushtrimit të kompetencave.
Bashkëpunimi ndërkomunal mundëson që autoritetet lokale të dy apo më shumë komunave përmes marrëveshjeve të bashkëpunimit, t’i bashkojnë resurset humane dhe financiare për realizimin e interesave të përbashkëta. Poashtu Bashkëpunimi ndërkomunal ndikon në ngritjen e cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve për qytetarët e tyre dhe thithjen e donacioneve të ndryshme, si dhe realizimin e projekteve të rëndësishme të komunave.
Bashkëpunimin në mes të dy apo më shumë komunave është i arritshëm në dy forma kryesore të cilat ligji i përcakton dhe atë në bashkëpunimin ndërkomunal në mes të komunave të Republikës së Kosovës, si dhe bashkëpunimini komunal ndërkombëtar.
Gjatë kësaj tryeze janë paraqitur edhe dy prezentime lidhur me, kornizën ligjore të bashkëpunimit ndërkomunal dhe bashkpunimit komunal ndërkombëtar, si dhe prezantimi lidhur me shfrytëzimin e bashkëpunimit ndërkomunal në ofrimin e shërbimeve publike.
Pas diskutimeve të realizuar nga pjesëmarrësit janë nxjerrë edhe këto Konkluzione:
1. Formalizimi i plotë i Bashkëpunimit ndërkomunal dhe bashkëpunimit komunal ndërkombëtar i arritur nga autoritetet lokale;
2. Identifikimi i fushave potenciale që mund të ushtrohen përmes Bashkëpunimit Ndër-komunal;
3. Zhvillimi i projekteve cilësore dhe të qëndrueshme që mund të jenë pjesë e bashkëpunimit ndërkomunal;
4. Vazhdimi i përkrahjes financiare dhe administrative nga istitucionet qendrore për realizimin e Bashkëpunimit Ndërkomunal dhe Bashkëpunimit Komunal Ndërkombëtar, veçanarish përkrahjes së projekteve kapitale që ndikojnë në shërbime të qëndrueshme për qytetarët;
5. Përkrahja e Komunave përmes konsultime paraprake ligjore para finalizimit të akteve për bashkëpunimin ndërkomunale dhe bashkëpunimin komunal ndërkombëtar;
6. Hartimi i model marrëveshjes së bashkëpunimit ndërkomunal dhe bashkëpunimit komunal ndërkombëtar.