Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në bashkëpunim me Programin e USAID-it për Komuna Demokratike dhe Efektive (USAID DEMI), kanë organizuar një tryezë për diskutim publik për draft rregulloren strategjike të saj – Rregullorja për Sistemin e Menaxhimit të Performancës së Shërbimeve Komunale.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në bashkëpunim me Programin e USAID-it për Komuna Demokratike dhe Efektive (USAID DEMI), kanë organizuar një tryezë për diskutim publik për draft rregulloren strategjike të saj – Rregullorja për Sistemin e Menaxhimit të Performancës së Shërbimeve Komunale.
70 përfaqësues nga të gjitha komunat e Kosovës u mblodhën sot për të dëgjuar lidhur me rëndësinë e kësaj rregullore nga Sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së z. Besnik Osmani. Z. Osmani theksoi se kjo draft rregullore paraqet një bazë të mirë për të diskutuar për sistemin e menaxhimit të performancës së shërbimeve komunale, si dhe mundëson avancimin e mëtejmë të këtyre shërbimeve të ofruara nga institucionet lokale.
Tryeza e sotme e përmblodhi punën e përbashkët të grupeve punuese të përbëra nga MAPL dhe USAID DEMI, për ta prezantuar këtë rregullore para akterëve relevant, në mënyrë që të merren përshtypjet dhe komentet e tyre. E gjithë kjo me qëllim të avancimit të mëtejmë të draft rregullores për sistemin e menaxhimit të performancës së shërbimeve komunale. Z. Osmani shtoi se “i gjithë procesi i Sistemit të Menaxhimit të Performancës së Shërbimeve Komunale që nga fillimi ka pasur përkrahje të madhe nga USAID/DEMI”.
Zëvendësdrejtori i USAID/DEMI-t, z. Bujar Hoxha deklaroi se “Ky sistem ka disa vite që është inicuar falë partneritetit ndërmjet MAPL-së dhe USAID-it dhe sot jemi dëshmitar të hartimit të kësaj rregullore kritike për zhvillimin dhe përmirësimin e shërbimeve lokale. USAID-i beson se ky sistem do të jetë i dobishëm për komunat, MAPL-në, si dhe për qytetarët si taksapagues.
Komunat e përkrahën këtë iniciativë dhe paraqitën disa rekomandime si: zgjerimi i sistemit të shërbimeve tjera komunale që mungojnë; rishikimi i indikatorëve për avancimin e mëtejmë; si dhe verifikimi i të dhënave, kritereve etj. Pas inkorporimit të këtyre komenteve në këtë draft rregullore, pritet që kjo të diskutohet dhe të aprovohet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.