Zëvendëskryeministri dhe njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, ka marrë pjesë sot në Kuvendin Gjeneral të Rrjetit të Asociacioneve të Vetëqeverisjes Lokale të Evropës Juglindore (NALAS).
Në fjalën hyrëse Ministri Petrovic ka thëne se Kosova po realizon modelin më përparimtar të qeverisjes lokale dhe kjo është një sfidë që kërkon angazhim të madh në përmirësimin e kësaj fushe të qeverisjes.
“Atë që duhet t’a kemi në dijeni, është se kjo rrugë kërkon vullnetin politik, punë dhe profesionalizëm. Në shumë fusha kemi arritë t’i ndërtojmë kapacitetet e duhura, por mbetet shumë për tu bëre në këtë drejtim. Forcimi i komunave të Kosovës me ndihmën e Qeverisë Qendrore nuk do të mungojë edhe në të ardhmen”, ka thëne ministri Petrovic.
Ai më tej shtoi se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal deri më tani ka organizuar dy konferenca ndërkombëtare të qeverisjes lokale dhe tani janë në përgatitje te Konferencës së tretë, me qëllim të përparimit të vlerave të qeverisjes lokale.
Në mesin e më shumë se 200 pjesëmarrësve të Kuvendit Gjeneral, kanë marrw pjesë edhe kryetarët dhe përfaqësuesit e shumë qyteteve nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Sllovenia, Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria, Rumania, Turqia, Moldavia dhe Kosova.
Pos nikoqirëve, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave nga Mali i Zi, Shoqata e Komunave nga Kroacia, nga Bosnja dhe Hercegovina, Asociacioni i Komunave dhe qyteteve Slloveni, Shoqata e Qeverisjes Lokale nga Maqedonia, Shoqata e Komunave nga Shqipëria, Bullgaria, Rumania, Njësitë federale të Qeverisjes Lokale nga Rumania, Shoqata e komunave nga Marmara (Turqi), Kongresi i Qeverisë Lokale- Moldavi.
Gjithashtu, në Kuvendin Gjeneral të NALAS-a kanë marrë pjesë përfaqësues të OSBE-a, Këshillit të Evropës, UNDP-së,, Banka Botërore, Delegacioni i Unionit Evropian në Kosovë, përfaqësuesit e Korit diplomatik në Kosove dhe shumë delegacione tjera .