Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

U mbajt Kuvendi Gjeneral i NALAS në Prishtinë

Zëvendëskryeministri dhe njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, ka marrë pjesë sot në Kuvendin Gjeneral të Rrjetit të Asociacioneve të Vetëqeverisjes Lokale të Evropës Juglindore (NALAS).

Në fjalën hyrëse Ministri Petrovic ka thëne se Kosova po  realizon modelin më përparimtar të qeverisjes lokale dhe kjo është një sfidë që kërkon angazhim të madh në përmirësimin e kësaj fushe të qeverisjes.

“Atë që duhet t’a kemi në dijeni, është  se kjo rrugë kërkon vullnetin politik, punë dhe  profesionalizëm. Në shumë fusha kemi arritë t’i ndërtojmë kapacitetet  e duhura, por mbetet shumë për tu bëre në këtë drejtim. Forcimi i komunave të Kosovës me ndihmën e  Qeverisë Qendrore nuk do të mungojë edhe në të ardhmen”, ka thëne ministri Petrovic.

Ai më tej shtoi se Ministria  e Administrimit të Pushtetit Lokal deri më tani ka organizuar dy konferenca ndërkombëtare të qeverisjes lokale dhe tani janë në përgatitje te Konferencës së tretë, me qëllim të përparimit të vlerave të qeverisjes lokale.

Në mesin e më shumë se 200 pjesëmarrësve të Kuvendit Gjeneral, kanë marrw pjesë  edhe kryetarët dhe përfaqësuesit e shumë qyteteve nga  Kroacia, Bosnja dhe  Hercegovina, Sllovenia, Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria, Rumania, Turqia, Moldavia dhe  Kosova.

Pos nikoqirëve, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave  nga Mali i Zi, Shoqata e Komunave nga Kroacia, nga Bosnja dhe Hercegovina, Asociacioni i  Komunave dhe qyteteve Slloveni, Shoqata e Qeverisjes Lokale nga Maqedonia, Shoqata e Komunave nga Shqipëria, Bullgaria,  Rumania, Njësitë federale të Qeverisjes Lokale nga Rumania, Shoqata e komunave nga Marmara (Turqi), Kongresi i Qeverisë Lokale-  Moldavi.

Gjithashtu, në Kuvendin Gjeneral të NALAS-a kanë marrë pjesë përfaqësues të  OSBE-a, Këshillit të Evropës, UNDP-së,, Banka Botërore, Delegacioni i Unionit Evropian  në Kosovë, përfaqësuesit e Korit diplomatik në Kosove dhe shumë delegacione tjera .

 

 

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors