Në organizim të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe në bashkëpunim me projektin Zviceran DEMOS, Helwetas është mbajtur punëtoria dyditore e katërta me radhë me temën: Rishikimi i Sistemit për Menaxhimin e Performancës së Shërbimeve Komunale, që është mbajtur në “Hotel Emerald” në Prishtinë më datë 22 dhe 23 shkurt. 24 shkurt 2016, Prishtinë
Në organizim të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe në bashkëpunim me projektin Zviceran DEMOS, Helwetas është mbajtur punëtoria dyditore e katërta me radhë me temën: Rishikimi i Sistemit për Menaxhimin e Performancës së Shërbimeve Komunale, që është mbajtur në “Hotel Emerald” në Prishtinë më datë 22 dhe 23 shkurt.
Në këtë punëtori kanë marr pjesë koordinatorët për performancë komunale, ekspertë të sektorëve specifike për shërbime të caktuara dhe ekspertë nga kompanitë publike të cilat ofrojnë shërbime për qytetarë.
Në këtë proces për rishikimin e SMP- së janë bërë analiza dhe definime të hollësishme të fushave, rezultateve dhe treguesve të sistemit. Në mënyrë specifike, në punëtorinë e katërt janë bërë shqyrtimet e komenteve të dërguara nga konsultimet me nivelin politik – kryetarët e komunave dhe janë integruar komentet nga niveli teknik i grupeve të ekspertëve të komunave për fusha specifike në dokumentin fillestar të SMP-së.
Në këtë punëtori janë trajtuar edhe udhëzimet specifike për metodologjinë e mbledhjes, verifikimet dhe raportimit të të dhënave për performancën komunale, është bërë përzgjedhja e komenteve që e plotësojnë dhe e avancojnë dokumentin për fushat specifike.
Në fund të punëtorisë është diskutuar për mekanizmat e sigurimit të qëndrueshmërisë së kapaciteteve profesionale për raportim të besueshëm të të dhënave të performancës nga komunat, si dhe diskutimi për hapat që do të ndërmerren nga MAPL dhe DEMOS deri në përfundim të procesit të rishikimit të sistemit.