Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal /MAPL, në bashkëpunim me OSBE-në, ka mbajtur punëtorinë me temë: “Transparenca komunale” një ndër sfidat në Raportin e Progresit të Kosovës 2016. 13 dhjetor 2016, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal /MAPL, në bashkëpunim me OSBE-në, ka mbajtur punëtorinë me temë: “Transparenca komunale” një ndër sfidat në Raportin e Progresit të Kosovës 2016.
Në këtë punëtori, kanë marrë pjesë: zyrtarët komunal nga Zyrat për informim, përfaqësues të MAPL-së, OSBE-së, Zyra e Kryeministrit, Shoqërisë civile dhe Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës/AGK.
Me këtë rast, znj. Nazmije Krasniqi, Udhëheqëse e Divizionit për Transparencë ka prezantuar disa nga sfidat që kanë dalë nga Raporti i Progresit për Kosovën për vitin 2016, si: ndryshimi i rregullores për transparencë, plani i veprimit për transparencë në komuna, promovimi i mekanizmave për pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje, transparenca e buxhetit në komuna, publikimi i dokumenteve në gjuhë zyrtarë, si dhe publikimi i vendimeve të kryetarit të komunës.
Gjatë diskutimit me pjesëmarrës lidhur me sfida e transparencës nga Raporti i Progresit 2016 për Kosovën dhe tejkalimin e tyre, ka dalë si rekomandim, që në fillim të vitit 2017: Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSBE-në, të organizojë një takim me kryetarë të komunave, me fokus sfidat e transparencës nga Raporti i Progresit 2016 si dhe fuqizimin e zyrave për informim, një ndër mekanizmat me rëndësi, për rritjen e transparencës në nivelin lokal.
Po ashtu, lidhur me transparencën komunale, në këtë punëtori, të pranishmëve, iu drejtuan me prezantime: përfaqësuesi nga OJQ/KDI, përfaqësuesja nga Zyra për Informim e ZKM/së, OSBE dhe Drejtori i Bordit, nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.