Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

U mbajt punëtoria “Transparenca komunale” – Sfidë në Raportin e Progresit për Kosovën 2016

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal /MAPL, në bashkëpunim me OSBE-në, ka mbajtur punëtorinë me temë: “Transparenca komunale” një ndër sfidat në Raportin e Progresit të Kosovës 2016.  13 dhjetor 2016, Prishtinë

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal /MAPL, në bashkëpunim me OSBE-në, ka mbajtur punëtorinë me temë: “Transparenca komunale” një ndër sfidat në Raportin e Progresit të Kosovës 2016. 

Në këtë punëtori, kanë marrë pjesë: zyrtarët komunal nga Zyrat për informim,  përfaqësues të MAPL-së, OSBE-së, Zyra e Kryeministrit, Shoqërisë civile dhe Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës/AGK. 

Me këtë rast, znj. Nazmije Krasniqi, Udhëheqëse e Divizionit për Transparencë ka prezantuar disa nga sfidat që kanë dalë nga Raporti i Progresit për Kosovën për vitin 2016, si: ndryshimi i rregullores për transparencë, plani i veprimit për transparencë në komuna, promovimi i mekanizmave për pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje, transparenca e buxhetit në komuna, publikimi i dokumenteve në gjuhë zyrtarë, si dhe publikimi i vendimeve të kryetarit të komunës.

Gjatë diskutimit me pjesëmarrës lidhur me sfida  e transparencës nga Raporti i Progresit 2016 për Kosovën dhe tejkalimin  e tyre, ka dalë si rekomandim, që në fillim të vitit 2017: Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSBE-në, të organizojë një takim me kryetarë të komunave, me fokus sfidat e transparencës nga Raporti i Progresit 2016 si dhe  fuqizimin e zyrave për informim, një ndër mekanizmat me rëndësi, për rritjen e transparencës në nivelin lokal.

Po ashtu, lidhur me transparencën komunale, në këtë punëtori, të pranishmëve, iu drejtuan me prezantime: përfaqësuesi nga OJQ/KDI, përfaqësuesja nga Zyra për Informim e ZKM/së,  OSBE dhe Drejtori i Bordit, nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors