Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

U mbajt takimi i dytë i Grupit Punues për promovimin e përdorimit të gjuhëve zyrtare në Kosovë

Takimi i dytë i Grupit Punues për promovimin e përdorimit të gjuhëve zyrtare në Kosovë u mbajt sot në Prishtinë.

Takimi i dytë i Grupit Punues për promovimin e përdorimit të gjuhëve zyrtare në Kosovë u mbajt sot në Prishtinë.  Grupin Punues e kryesoi Zëvendëskryeministri dhe njëherit, Ministër i Administrimit tw Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, ndërkaq procesin e udhëhoqi Zyra e Kryeministrit të Kosovës dhe Zyra për Komunitete në krye me Drejtorin, Srgjan Popovic.

Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic, theksoi se me aprovimin e dokumentit  strategjik  në takimin e fundit Zyra Ligjore ka përgatitur projekt propozimin e   Udhëzimit Administrativ për përbërjen dhe kompetencat  e komisionit të ardhshëm për gjuhët.

"Ky proces është i një rëndësie të madhe për vitin 2012, gjithashtu edhe  për promovimin e standardeve në frymën e Bashkimit  Evropian. Përdorimi i drejt i gjuhëve të të gjitha komuniteteve do të mundësojë një komunikim të shkëlqyer të këtyre komuniteteve në Kosovë. Duke respektuar përdorimin e një gjuhe respektohet  ekzistenca e një bashkësie. Ky vit duhet të ofrojë rezultatet e para të dukshme  të këtij procesi dhe kështu që këtë vit mund ta quajmë si vit vendimtar  për promovimin e gjuhëve në Kosovë“, theksoi Ministri Petrovic.

Grupi Punës do të jap rekomandime të qarta për reformën e komisionit të gjuhëve  dhe promovimin e përdorimit të gjuhëve në Kosovë si në nivelin qendror, po ashtu edhe në atë lokal.

Grupi Punues përbëhet prej disa Ministrive , ndërkaq vëzhguesit janë  përfaqësuesit e OSCE, ICO-së, UNDP-së, Ambasada Amerikane, Ambasada Norvegjeze , Ambasada Zvicerane dhe Komisioni Evropian. Në frontin e Kuvendit të Kosovës, një anëtar i grupit është zëvendës kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Petar Miletic.

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors