Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

U mbajt takimi i dytë me radhë i Grupit punues për hartimin e Koncept-dokumentit për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës Prishtinën

Sot  Grupi punuese për hartimin e Koncept-dokumentit për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës Prishtinën, mbajti takimin e dytë me rradhë, konform agjendës legjislative të MAPL- së për vitin 2014.
11 korrik 2014

Sot  Grupi punuese për hartimin e Koncept-dokumentit për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës Prishtinën, mbajti takimin e dytë me rradhë, konform agjendës legjislative të MAPL- së për vitin 2014.

Takimin e kryesoi znj. Flutura Hoxha udhëheqëse e Divizionit për Zhvillim dhe Harmonizim të legjislacionit e cila i njoftoi të pranishmit në detaje për koncept-dokumentin dhe hapat të cilat do të ndërmerren për te zhvilluar me tutje këtë koncept-dokument.

Në takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Prishtines z.Shpend Ahmeti, i cili përshendeti punën e Grupit punues dhe shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar përmes përfaqësuesve të saj në këtë Grup punues.
Poashtu edhe Udhëheqësi i DLMK z.Agron Maxhuni tha se Grupi punues do të përkrahet në avancimin me Koncept-dokumentit.

Në fund Grupi u pajtua që pas inputeve që do merren nga përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës, të punohet në një punëtori dhe të ketë një zgjerim të Grupit me akterë të tjerë që kanë impakt në qeverisjen lokale.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors