Sot Grupi punuese për hartimin e Koncept-dokumentit për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës Prishtinën, mbajti takimin e dytë me rradhë, konform agjendës legjislative të MAPL- së për vitin 2014.
11 korrik 2014
Sot Grupi punuese për hartimin e Koncept-dokumentit për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës Prishtinën, mbajti takimin e dytë me rradhë, konform agjendës legjislative të MAPL- së për vitin 2014.
Takimin e kryesoi znj. Flutura Hoxha udhëheqëse e Divizionit për Zhvillim dhe Harmonizim të legjislacionit e cila i njoftoi të pranishmit në detaje për koncept-dokumentin dhe hapat të cilat do të ndërmerren për te zhvilluar me tutje këtë koncept-dokument.
Në takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Prishtines z.Shpend Ahmeti, i cili përshendeti punën e Grupit punues dhe shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar përmes përfaqësuesve të saj në këtë Grup punues.
Poashtu edhe Udhëheqësi i DLMK z.Agron Maxhuni tha se Grupi punues do të përkrahet në avancimin me Koncept-dokumentit.
Në fund Grupi u pajtua që pas inputeve që do merren nga përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës, të punohet në një punëtori dhe të ketë një zgjerim të Grupit me akterë të tjerë që kanë impakt në qeverisjen lokale.