Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

U mbajt takimi i grupeve punuese për të mbështetur themelimin e zyrës së komisionerit për gjuhët

Takimi i grupeve punuese  për të mbështetur themelimin e zyrës së komisionerit për gjuhët u mbajt sot në  Prishtinë. Grupi punues u kryesua nga Zëvendëskryeministri njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, ndërsa procesin e udhëhoqi Zyra e Kryeministrit, Zyra për komunitete në krye me drejtorin e saj, Srgjan Popoviq.

Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic tha se me themelimin e  Bordit për politikë gjuhësore  ka filluar procesi i zgjedhjes së Komisionerit për gjuhët.

“Sot në rendin e ditës është aprovuar versioni i parë strategjik  mbi masat e  politikës gjuhësore  e cila më pas do ti dërgohet Bordit  për politikë gjuhësore   për miratim dhe aprovim. Ky është vetëm Drafti i parë Strategjik  duke pasur parasysh se do ti shërbej Zyrës së ardhshme të Komisionerit  si bazë sipas së cilës  do të shtjellohet  më hollësisht kjo strategji  në përputhje me rrethanat dhe kërkesat “, theksoi Zëvendëskryeministri.

Ministri Petrovic falënderoi grupin e punës dhe theksoi  se beson në vazhdimin e bashkëpunimit  të mirë  dhe të suksesshëm deri më tani

“Procesi i reformimit  është proces afatgjatë dhe kërkon punë të vazhdueshme  si dhe përkushtim e që një gjë të tillë e ka treguar ky grup punues“, konstatoi Ministri Petrovic.

Grupi punues përbëhet nga përfaqësues të disa Ministrive, ndërsa vëzhgues janë përfaqësues nga OSCE-ja, ZCN-ja, UNDP-ja, Ambasada Amerikane, Ambasada Norvegjeze, Ambasada Zvicerane dhe Komisioni Evropian.
Pranë Kuvendit të Kosovës, anëtar i grupit është nënkryetari i Kuvendit  Petar Miletiq.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors