Takimi i grupeve punuese për të mbështetur themelimin e zyrës së komisionerit për gjuhët u mbajt sot në Prishtinë. Grupi punues u kryesua nga Zëvendëskryeministri njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, ndërsa procesin e udhëhoqi Zyra e Kryeministrit, Zyra për komunitete në krye me drejtorin e saj, Srgjan Popoviq.

Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic tha se me themelimin e Bordit për politikë gjuhësore ka filluar procesi i zgjedhjes së Komisionerit për gjuhët.
“Sot në rendin e ditës është aprovuar versioni i parë strategjik mbi masat e politikës gjuhësore e cila më pas do ti dërgohet Bordit për politikë gjuhësore për miratim dhe aprovim. Ky është vetëm Drafti i parë Strategjik duke pasur parasysh se do ti shërbej Zyrës së ardhshme të Komisionerit si bazë sipas së cilës do të shtjellohet më hollësisht kjo strategji në përputhje me rrethanat dhe kërkesat “, theksoi Zëvendëskryeministri.
Ministri Petrovic falënderoi grupin e punës dhe theksoi se beson në vazhdimin e bashkëpunimit të mirë dhe të suksesshëm deri më tani
“Procesi i reformimit është proces afatgjatë dhe kërkon punë të vazhdueshme si dhe përkushtim e që një gjë të tillë e ka treguar ky grup punues“, konstatoi Ministri Petrovic.
Grupi punues përbëhet nga përfaqësues të disa Ministrive, ndërsa vëzhgues janë përfaqësues nga OSCE-ja, ZCN-ja, UNDP-ja, Ambasada Amerikane, Ambasada Norvegjeze, Ambasada Zvicerane dhe Komisioni Evropian.
Pranë Kuvendit të Kosovës, anëtar i grupit është nënkryetari i Kuvendit Petar Miletiq.