Për herë të parë zyrtarisht është takuar Grupi punues Qeveritar për avancimin e përdorimit të gjuhëve zyrtare në Kosovë. 30 nëntor 2011, Prishtinë
Për herë të parë zyrtarisht është takuar Grupi punues Qeveritar për avancimin e përdorimit të gjuhëve zyrtare në Kosovë.
Meqenëse, progresi i fundit nga raporti i Komisionit Evropian ka vlerësuar negativisht punën e komisionit të gjuhëve në Kosovë, në këtë takim u diskutua rreth reformimit të komisionit të gjuhëve dhe promovimin e përdorimit të gjuhëve në Kosovë si në nivelin qendror, ashtu edhe në nivelin lokal.
Me këtë grup punues kryeson Zëvendëskryeministri dhe njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, ndërsa procesin e udhëheqë Zyra e Kryeministrit të Kosovës, më saktësisht Zyra për komunitete në krye me drejtorin Srgjan Popoviq.
Grupin punues e përbëjnë përfaqësues të disa ministrive, dhe vëzhgues të grupit punues janë përfaqësuesit nga OSCE-a, ISO-a, UNDP-a, Ambasada Amerikane, Ambasada e Norvegjisë, Ambasada e Zvicrës dhe Komisioni Evropian, ndërkaq Kuvendi e Kosovës e përfaqëson, Petar Miletiq si anëtar i grupit.
“Është konstatuar që kemi probleme me përdorimin e gjuhëve në Kosovë dhe duhet të merremi më seriozisht. Ky është edhe qëllimi që sot ne jemi këtu bashkë”, ka thënë Zëvendëskryeministri Petrovic, duke shtuar se është shumë me rëndësi ruajtja e gjuhëve në Kosovë si dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore të të gjithë atyre që jetojnë në Kosovë.
Sipas planit të grupit punues është shumë i nevojshëm reformimi i komisionit për gjuhë dhe sigurimi i buxhetit për këtë komision, e që kjo reformë do të bëhet në vitin 2011.
Në punën e deritanishme komisioni për gjuhët ka paraqitur një numër minimal te ankesave si mungesa e një stafi të rregullt, kështu që shpresohet se kjo reformë do të sigurojë punë të plotë të këtij komisioni.