Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

U MBAJT TAKIMI I SHTATË I KËSHILLIT NACIONAL PËR INTEGRIME EVROPIANE

Në takimin e shtatë të Këshillit Nacional për Integrime Evropiane në të cilën ka marrë pjesë komisionari evropian për zgjerim, z. Stefan Fule, Presidentja e Kosovës znj. Atifete Jahjaga, kryetari i Kuvendit z. Jakup Krasniqi, kryeministri z. Hashim Thaçi, Prefaqesusi  Special i Unionit Evropian në Kosovë z. Samuel Zhbogar, përfaqësus të shoqërisë civile, lider të partive politike, Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal z.Sllobodan Petrovic, i cili tha se eurointegrimi është qëllim më i rëndësishëm i Kosovës. 06 maj 2014

Në takimin e shtatë të Këshillit Nacional për Integrime Evropiane në të cilën ka marrë pjesë komisionari evropian për zgjerim, z. Stefan Fule, Presidentja e Kosovës znj. Atifete Jahjaga, kryetari i Kuvendit z. Jakup Krasniqi,  kryeministri z. Hashim Thaçi, Prefaqesusi  Special i Unionit Evropian në Kosovë z. Samuel Zhbogar, përfaqësus të shoqërisë civile, lider të partive politike, Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal z.Sllobodan Petrovic, i cili tha se  eurointegrimi është qëllim më i rëndësishëm i Kosovës.

“Ne jemi të vetëdishëm se realizmi i këtij qëllimi të anëtarësimit  të plotë në Unionin Evropian paraqet një sfidë të madhe, por edhe një mundësi  kur janë në pyetje reformat e nevojshme që duhet të realizohen. Ne jemi të gatshëm për këto sfida dhe jemi  të gatshëm të shfrytzojmë këtë mundësi “, tha Petrovic.

Petrovic  ka përkujtuar se,  Ministria për Vetqeverisje Lokale ka qenë e kyqyr  në mënyrë aktive në  procesin e  zgjedhjeve  lokale në tërë territorin e Kosovës, duke mbikqyrë edhe komunat në veri të Kosovës.

Ministri ka perkujtuar  se komunat me përkrahje të institucioneve qendrore kanë arritur të thjeshtojnë dhe të zvoglojnë kohën e procedurave administrative, kanë përmirsuar dhe kanë  kontribuar  për të  drejtat e njeriut, në bazë të planeve buxhetore dhe të mundësive, kanë ndarë mjete  për  përkrahjen dhe  modernizimin e  sektorit privat që bie deri te hapja e vendeve të reja të punës. Komunat  kanë formuar  këshillat komunale për siguri në bashkësi.

Gjithashtu ka paralajmeruar  se Ministria për Vetqeverisje Lokale ka perfunduar Projekt Strategjinë për vetqeverisje Lokale për  10 vitet në vijim, që do të jetë udhzues  i  qartë për sigurimin e një admnistrate moderne përmes ofrimit  efektiv dhe kualitetit te ofrimit të shërbimeve.

Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Vetqeverisjes Lokale ka perfunduar: ”Qëllimi ynë kryesor është të formojmë një shtet modern evropian – me mardhënie të mira fqinjësore, me implementimin e qeverisjes  të së drejtës, respektimin e minoriteteve dhe të ndryshimeve, me politikën stabile sociale dhe ekonomike – shtetin që do të jetë faktor stabiliteti dhe shembujve pozitiv në regjion dhe më gjërë .

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors