Me 07 gusht 2014, në Prizren u mbajt takimi i Strukturave Operative të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar për Programin Shqipëri – Kosovë.
Me 07 gusht 2014, në Prizren u mbajt takimi i Strukturave Operative të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar për Programin Shqipëri – Kosovë. Përfaqësuesit e Strukturave Operative u udhëheqën nga Znj. Daniela Çekani, Sekretare e Përgjithshme, MIE, Shqipëri dhe Z. Besnik Osmani, Sekretar i Përgjithshëm, MAPL, Kosovë. Temat e diskutimit ishin shfrytëzimi i fondeve nga Delegacioni i BE-së për Programin AL -KS. Temat tjera ishin statusi i projekteve strategjike për BNK 2012-2013 dhe planifikimi i mëtutjeshëm. Përfaqësuesit diskutuan edhe modalitetet e programit të ri IPA CBC AL -KS 2014-2020, për të cilën pritet aprovimi nga Delegacioni i BE-së. Aktivitetet e vizibilitetit dhe komunikimit do të organizohen me rastin e finalizimit të programit të ri per BNK, poashtu u diskutua edhe doracaku për SPT-në që është duke u zhvilluar dhe i cili do të diskutohet në periudhën ne vijim.