Takimi i tretë i grupit punues për përdorimin e gjuhëve zyrtare në Kosovë u mbajt sot në Prishtinë. Takimin e Grupit Punues e kryesoi Zëvendëskryeministri dhe njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, ndërsa procesin e udhëhoqi Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Zyra për Komunitete në krye me Drejtorin e saj, Srđan Popovic.
Zëvendëskryeministri, Slobodan Petrovic, tha se Grupi Punues për Reformë të komisionit për përdorim të gjuhëve është në përfundim të punimeve për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për një reformë të suksesshme të komisionit për përdorim të gjuhëve.
“Dua ti falënderoj të gjithë anëtarët e këtij Grupi Punues në përpjekjet dhe kontributin e tyre dhënë gjatë këtyre muajve të fundit dhe besoj se janë krijuar kushte të mira, është krijuar një bazë e mirë për formimin e një zyreje të ardhshme komisionit të gjuhëve , e cila do të jetë në gjendje që në mënyrë cilësore dhe profesionale të përcjellë përdorimin e gjuhëve në Kosovë” ka thënë ministri Petrovic.
Grupi Punues do të jap rekomandime të qarta për reformën e komisionit të gjuhëve dhe promovimin e përdorimit të gjuhëve në Kosovë si në nivelin lokal po ashtu edhe në atë qendror.
Grupin Punues e përbëjnë përfaqësues të disa Ministrive, ndërsa vëzhgues të këtij grupi janë përfaqësues të OSCE, ISO, UNDP-së, Ambasada Amerikane, Ambasada Norvegjesze, Ambasada Zvicerane dhe Komisioni Evropian. Pranë Parlamentit të Kosovës, anëtar grupi është Zëvendëskryetari i Kuvendit të Kosovës , Petar Miletić.