Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal/MAPL, në bashkëpunim me OSBE-në, organizoi tryezën me temë: “Transparenca komunale janar-qershor2016”. 16.09.2016
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal/MAPL, në bashkëpunim me OSBE-në, organizoi tryezën me temë: “Transparenca komunale janar-qershor2016”.
Me këtë rast, z. Avni Sahiti, Udhëheqës i Departamentit për Performanca dhe Transparencë Komunale, tha se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, është e përkushtuar që të kontribuoj në zhvillimin e vetëqeverisjes lokale efektive që ndikon drejtpërsëdrejti në ofrimin e shërbimeve efikase dhe transparente, si dhe krijimin e politikave me interes për të gjithë qytetarët dhe konform mandatit ligjor të përcaktuar me legjislacionin për vetëqeverisje, ka objektiv fuqizimin e komunave për zbatimin e kompetencave të tyre, krijimin e kushteve për një sistem efikas të vetëqeverisjes lokale në përputhje me nevojat e qytetarëve, duke respektuar parimin e ligjshmërisë.
Po ashtu, të pranishmit i përshëndeti edhe Z. Cristopher Teutsch, Drejtor i Departamentit për Demokratizim në misionin e OSBE-së, duke thënë, se këta indikatorë të transparencës janë jashtëzakonisht të dobishëm, sepse paraqesin se si komunat zbatojnë politikat e tyre, nëse komunat përfshijnë qytetarët e tyre në procesin e vendimmarrjes dhe nëse publiku i gjerë ka qasje të mjaftueshme në informata dhe dokumente publike.
Në këtë tryezë, Udhëheqësja e Divizionit për Transparencë Komunale, znj. Nazmije Krasniqi, prezantoi Raportin e monitorimit të uebfaqeve për periudhën janar qershor 2016 dhe tha se divizioni për transparencë komunale vazhdon të hartojë raporte tremujore për transparencën e komunave bazuar në monitorimin e uebfaqeve zyrtare.
Po ashtu edhe, z. Xhevat Tafa, U. d i Udhëheqësit të Departamentit Ligjor dhe Monitorim, prezantoi Raportin për funksionimin e komunave për periudhën janar-qershor 2016.
Në tryezën me temë “Transparenca komunale janar qershor 2016”, ishte i pranishëm, Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, përfaqësues të lartë të OSBE-së, DEMOS-it, AKK, Kryesues të Kuvendeve Komunale, Udhëheqës/Zyrtarë për informim nga komunat.