Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic… 05 prill 2011, Prishtinë
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandum Mirëkuptimit në mes Kryetarëve të 21 komunave të Kosovës dhe projektit të USAID-it Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive (DEMI).
Gjatë kësaj ceremonie, USAID dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal kanë shpallur raundin e parë të Fondit stimulues për komuna, në vlerë prej 660 mijë dollarësh.
Gjatë fjalimit hyrës Zëvendëskryeministri Petrovic falënderoi USAID-in që në vazhdimësi mbështet Komunat e Republikës së Kosovës, me projekte të ndryshme.
"Ky aktivitet i sotëm paraqet vazhdimësinë e një bashkëpunimit të mirë I cili ka i kontribuar progresit në drejtim të rritjes së rolit të komunave, njëkohësisht edhe mbështetjen e vazhdueshme edhe për MAPL-në, posaçërisht në zhvillimin e legjislacionit dhe vendosjen e sistemit të vlerësimit të perfromancës së Komunave.Forcimi i strukturave të qeverisjes lokale me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më afër qytetarëve paraqet objektivin kryesorë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, ndërkohë që projekti USAID/DEMI, me mbështetje të vazhdueshme do të fokusohet në tre fushat kryesore: të hyrat vetanake; rritja e cilësisë së shërbimeve komunale dhe transparenca e punës së kuvendeve të komunave” – u shpreh Zëvendëskryeministri Petrovic.
Në vazhdim zëvendëskryeministri Petrovic tha se “duke avancuar sistemin e vlerësimit të performancës së komunave, MAPL në bashkëpunim me USAID/ DEMI do të ndajë fonde stimuluese për Komunat që kanë treguar rezultate më të mira, në mënyrë që të rritet konkurrenca ndërmjet komunave për të absorbuar sa më shumë fonde të ndikojë njëkohësisht në rritjen e cilësisë së shërbimeve komunale për qytetarët dhe tashmë MAPL ka ndarë nga buxhetit saj shumën prej 50 000 euro, si bashkëfinancim i këtij fondi”.
Ndërkaq, znj. Azza El Abd, Ushtruese e detyrës së Drejtoreshës së Misionit, Agjencioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zhvillim Ndërkombëtar në Kosovë, (USAID), theksoi se USAID-I vazhdon të jetë partner i qëndrueshëm i qeverisjes lokale.
"Suksesi në nivelin lokal është shumë I rëndësishëm për zhvillimin e një shteti, andaj ju si kryetar jeni në pozitën më të mirë të mundshme që të realizoni këtë sukses”u shpreh znj. El Abd.
Në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me 21 Komunat Partnere të Programit ishin të pranishëm Kryetarët, Kryesuesit e Kuvendeve Komunale dhe Drejtorët e komunave së bashku me përfaqësuesit e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Komunat partnere të DEMI-it do të bashkëpunojnë ngushtë në fushat e asistencës teknike profesionale, zhvillimit të kapaciteteve, ndarjes së eksperiencës në mes të kolegëve të nivelit të njëjtë, si dhe qasje në Fondin Stimulues dhe atë Mbështetës.