Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Vazhdojnë Takimet “Të drejtat e komuniteteve dhe Pakoja ligjore për të drejtat e njeriut në proces të ndryshimit”

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Kryeministrit (Zyra për Qeverisje të Mirë dhe Zyra Ligjore)  me 23 dhe 25 shtatorë 2014 ka mbajtur takimet  e radhës regjionin e Gjakovës dhe Prizrenit me komunat: Gjakovë, Pejë, Deçan, Junik, Klinë, Istog, Mamushë, Dragash, Kaçanik, Ferizaj, Suharekë, Malishevë, Rahovec,  Hani  i Elezit, Shtime dhe Prizren. 29 shtator 2014

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Kryeministrit (Zyra për Qeverisje të Mirë dhe Zyra Ligjore)  me 23 dhe 25 shtatorë 2014 ka mbajtur takimet  e radhës regjionin e Gjakovës dhe Prizrenit me komunat: Gjakovë, Pejë, Deçan, Junik, Klinë, Istog, Mamushë, Dragash, Kaçanik, Ferizaj, Suharekë, Malishevë, Rahovec,  Hani  i Elezit, Shtime dhe Prizren.

Vazhdimi i takimeve  kishte për qëllim informimin e zyrtarëve komunal për të drejtat e  komuniteteve dhe ndryshimin e pakos ligjore për të drejtat e njeriut, që është në proces të ndryshimit, si njëra ndër kushtet e përfshira në procesin e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës.

Z.Avni Sahiti, Udhëheqësi i Departamentit për Përformancë, Transparencë Komunale pranë Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, njoftoi të pranishmit  me sfidat për zbatimin e Planit Nacional të Veprimit për Liberalizimin e Vizave, obligimet që duhet të përmbushen nga komunat gjatë periudhës raportuese, ndryshimet në fushën e legjislacionit dhe hapat që duhet ndërmarrë për përmbushjen e obligimeve.

Po ashtu zyrtaret nga  Zyra Ligjore në Zyrën e Kryeministrit, dhe zyrtarë nga Ministria e Drejtësisë prezantuan tri draft ligje të cilat janë në proces të ndryshimit: Projekt Ligji për Barazi Gjinore, Projekt Ligji për Avokatin e Popullit dhe Projekt Ligji për Mbrojtje nga  Diskriminimi, ndërsa përfaqësuesja nga zyra për  Qeverisje të Mirë pranë Zyrës së Kryeministrit prezantoi Strategjinë dhe  Planin e Veprimit për Integrimin e Komunitetit Rom, Ashkali dhe  Egjiptian. Gjatë takimeve pjesëmarrësit patën rastin  të njoftohen edhe me strukturat lokale për të drejtat e njeriut, gjegjësisht strukturat lokale për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve në komuna, nga zyrtarët e  MAPL-së.

Takimi ju është dedikuar:  Zv. Kryesueseve shtesë apo nga radhët e komuniteteve, kryesuesit të Komitetit për Komunitete;  zyrtarëve  nga Zyra komunale për komunitete dhe kthim; Zyrtarit për të drejtat e komuniteteve; Koordinatorët e NJDNJK-ve; Drejtorët e drejtorive të: Arsimit, Planifikimit Hapësinor, Shëndetësisë dhe Mirëqenies  Sociale, përfaqësuesve të shoqërisë civile(OJQ që merren me çështjen e komuniteteve).
Gjatë takimeve përveç prezantimeve nga ana e përfaqësuesve të institucioneve u debatua lidhur me problemet që preokupojnë komunat në zbatimin e legjislacionit dhe problemet që ka komuna e Ferizajt lidhur me migrimin ilegal të 100 familjeve me më shumë se 400 anëtar.
Në fund pjesëmarrësve ju la kohë deri me 1 tetor të ofrojnë rekomandimet e tyre për ndryshimin e pakos ligjore të cekur më lartë.
Pjesëmarrës në takime ishin gjithsej  73 zyrtar komunal prej tyre, 56 shqiptar, 2 serb, 3 rom, 2 ashkali, 3 boshnjak, 3 turq, 2 goran, 1 egjiptas dhe 1 pjesëmarrëse nga OSBE. Sa i përket gjinisë ,  40 ishin  meshkuj dhe 33 femra

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors