Prishtinë, 14 prill 2020
Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti i shoqëruar nga Ministrja e MAPL-së znj. Emilija Redžepi kanë vazhduar vizitat e radhës në komunat Drenas dhe Skenderaj, me ç’rast u pritën nga kryetarët e këtyre komunave.

Në këto dy vizita, Kryeministri Kurti dhe Ministrja Redžepi diskutuan me kryetarët lidhur me gjendjen aktuale dhe menaxhimin me virusin Corona COVID – 19. Të dy komunat kanë respektuar të gjitha vendimet e Qeverisë dhe rekomandimet e dhëna nga institucionet përgjegjëse të shëndetit publik, kështu duke arritur që numrin e të infektuarve me virusin Corona ta mbajnë në nivelin më të ulët.

Kryeministri Kurti dhe Ministrja Redžepi kërkuan nga këto komuna që të vazhdohet me respektimin e masave, si dhe të shtohet kujdesi veçanërisht në dezinfektimin e hapësirave dhe pajisjeve nëpër supermarkete, ku lëvizja e konsumatorëve është më e madhe.

