Sot, Zëvendësministret Znj. Fatbardha Emini dhe Magbule Shkodra, si dhe Sekretarja e MPL-së Znj. Rozafa Ukimeraj, u pritën nga kryetari Z. Sokol Haliti në qytetin e Vitisë, ku morën pjesë në inagurimin e projektit: Rregullimi i sheshit në qendër të qytetit, i cili projekt, do t’u mundësojë qytetarëve të Vitisë të shfrytëzojnë hapsirën publike, në të mirë të jetesës së tyre.
Ky Projekt është financuar nga MPL me 150.046,55 euro dhe me 44.177,20 euro nga komuna e Vitisë.
Vlera totale e projektit: 194.223,75 euro.
Gjithashtu u diskutua rreth realizimit të projekteve në mënyrë sa më të sukseshme edhe në këto kohë pandemie si dhe shtimit të bashkëpunimit me qëllim të përmisimit të jetesës së qytetarëve të Vitisë.