Bazuar në Planin e Vizitave të Komunave për vitin 2015, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datë 26 shkurt 2015 ka realizuar vizitën e radhës në Komunën e Mamushës dhe në Komunën e Malishevës me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit sa më të mirë të aktiviteteve të përbashkëta, si dhe për të përmbushur obligimet nga agjenda evropiane. Theks i veçantë i vizitës ishte adresimi i obligimeve nga agjenda evropiane, obligime të cilat janë të përfshira në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit (DPSA), Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA), Raportit të Progresit dhe Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. 27 shkurt 2015
Bazuar në Planin e Vizitave të Komunave për vitin 2015, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datë 26 shkurt 2015 ka realizuar vizitën e radhës në Komunën e Mamushës dhe në Komunën e Malishevës me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit sa më të mirë të aktiviteteve të përbashkëta, si dhe për të përmbushur obligimet nga agjenda evropiane. Theks i veçantë i vizitës ishte adresimi i obligimeve nga agjenda evropiane, obligime të cilat janë të përfshira në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit (DPSA), Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA), Raportit të Progresit dhe Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave.
Vizita e parë është realizuar në komunën e Mamushës, me ç’rast Kryetari i Komunës së Mamushës z. Arif Butuc dhe drejtorët e drejtorive komunale, priten ekipin e MAPL-së të kryesuar nga z. Agron Maxhuni, Udhëheqës i Departamentit Ligjor dhe Monitorim të Komunave, si dhe zyrtarët nga Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave.
Vizita e dytë është realizuar në komunën e Malishevës, ku dhe në këtë takim ekipi i MAPL-së u prit nga Kryetari i Komunës së Malishevës z. Ragip Begaj dhe drejtorët e drejtorive komunale. Në të dy takimet u diskutua lidhur me:
• Prezantimin e raportit vjetor për PVMSA-në komunale dhe të gjeturat për komunën e Mamushës dhe të Malishevës për vitin 2014;
• Sfidat e dala nga Raporti i Progresit për Kosovën (2014) dhe obligimet e komunave;
• Plani i Veprimit individual për komunën e Mamushës dhe komunën e Malishevës nga MSA-ja 2015.
Gjatë zhvillimit të takimeve në të dy komunat, z. Agron Maxhuni, Udhëheqës i Departamentit Ligjor dhe Monitorim të Komunave para të pranishmëve prezantoi dhe diskutoi një sërë çështjes përfshirë të gjeturat dhe rekomandimet nga raporti vjetor i komunave për PVMSA-në 2014, sfidat nga raporti i progresit të Komisionit Evropian, çështjen e regjistrimit të pronës, publikimin e akteve komunale në ueb faqen zyrtare të komunës dhe së fundi, bashkërisht me përfaqësuesit e Komunës së Mamushës dhe Komunës së Malishevës, identifikuan drejtoritë përgjegjëse për realizimin e detyrave nga Plani i Veprimit komunal për MSA-në 2015.
Zyrtarët e lartë të Komunës së Mamushës dhe të Komunës së Malishevës, si dhe përfaqësuesit e MAPL-së, bashkërisht u dakorduan për versionin final të Planit Komunal për MSA-në për vitin 2015. Po ashtu, në fund të takimit u ri-konfirmua vazhdimi i angazhimit dhe bashkëpunimit për të përmbushur detyrimet e përbashkëta nga agjenda evropiane.