Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datë 31 mars 2015 ka realizuar vizitën e radhës në Komunën e Ranillugut me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit për obligimet nga agjenda evropiane, obligime të cilat janë të përfshira në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit (DPSA), Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA), Raportit të Progresit dhe Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. 3 prill 2015, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datë 31 mars 2015 ka realizuar vizitën e radhës në Komunën e Ranillugut me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit për obligimet nga agjenda evropiane, obligime të cilat janë të përfshira në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit (DPSA), Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA), Raportit të Progresit dhe Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave.
Ekipi i MAPL-së i kryesuar nga znj. Rozafa Ukimeraj, Udhëheqëse e Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, u priten nga Nënkryetari i Komunës, z. Vladica Aritonovic, drejtorët e drejtorive komunale dhe zyrtarët komunal. Në takim u prezantua raporti vjetor për PVMSA-në komunale dhe të gjeturat për komunën e Ranillugut për vitin 2014; adresimi i sfidave nga Raporti i Progresit për Kosovën (2014) dhe obligimet e komunave; si dhe Plani i Veprimit individual për komunën e Ranillugut nga MSA-ja 2015.
Gjatë zhvillimit të takimit në komunë, znj. Rozafa Ukimeraj, Udhëheqëse e Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave bashkërisht me zyrtarët komunal diskutuan edhe çështjen e regjistrimit të pronës, procesin e legalizimit, tatimin në pronë, të drejtat e njeriut dhe obligimet nga fusha të veçanta të kompetencave komunale. Së fundi, bashkërisht me përfaqësuesit e Komunës së Ranillugut, identifikuan drejtoritë përgjegjëse për realizimin e detyrave nga Plani i Veprimit komunal për MSA-në 2015.
Zyrtarët e lartë të Komunës së Ranillugut,si dhe përfaqësuesit e MAPL-së, bashkërisht u dakorduan për versionin final të Planit Komunal për MSA-në për vitin 2015.