Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Vizitë e realizuar në komunën e Shtërpcës për sa i përket koordinimit të aktiviteteve për obligimet nga Agjenda Evropiane

Bazuar në Planin e Vizitave të Komunave për vitin 2015, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal,  me datë 18 mars 2015 ka realizuar vizitën e radhës në Komunën e Shtërpcës me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit sa më të mirë të aktiviteteve të përbashkëta, si dhe për të përmbushur obligimet nga agjenda evropiane. Theks i veçantë i vizitës ishte adresimi i obligimeve nga agjenda evropiane, obligime të cilat janë të përfshira në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit (DPSA),  Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA), Raportit të Progresit dhe Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. 23 mars 2015

Bazuar në Planin e Vizitave të Komunave për vitin 2015, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal,  me datë 18 mars 2015 ka realizuar vizitën e radhës në Komunën e Shtërpcës me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit sa më të mirë të aktiviteteve të përbashkëta, si dhe për të përmbushur obligimet nga agjenda evropiane. Theks i veçantë i vizitës ishte adresimi i obligimeve nga agjenda evropiane, obligime të cilat janë të përfshira në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit (DPSA),  Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA), Raportit të Progresit dhe Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave.

Ekipi i MAPL-së i kryesuar nga znj. Rozafa Ukimeraj, Udhëheqëse e Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave,u priten nga drejtorët e drejtorive komunale dhe zyrtarët komunal.
Gjatë zhvillimit të takimit në komunë, u diskutuan  të gjeturat dhe rekomandimet nga raporti vjetor i komunave për PVMSA-në 2014, sfidat nga raporti i progresit të Komisionit Evropian, çështjen e regjistrimit të pronës, procesin e legalizimit, tatimin në pronë, dhe së fundi, bashkërisht me përfaqësuesit e Komunës së Shtërpcës, identifikuan drejtoritë përgjegjëse për realizimin e detyrave nga Plani i Veprimit komunal për MSA-në 2015.
   
Zyrtarët e lartë të Komunës së Shtërpcës,si dhe përfaqësuesit e MAPL-së, bashkërisht u dakorduan për versionin final të Planit Komunal për MSA-në për vitin 2015. Po ashtu, në fund të takimit u ri-konfirmua vazhdimi i angazhimit dhe bashkëpunimit  për të përmbushur detyrimet e përbashkëta nga agjenda evropiane.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors