Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Vizitë e realizuar në komunën e Suharekës dhe në komunën e Prizrenit për sa i përket koordinimit të aktiviteteve për obligimet nga Agjenda Evropiane

Me datë 5 Mars 2015, ekipi i MAPL-së i kryesuar nga znj. Rozafa Ukimeraj, Udhëheqëse e Departamentit për Integrime Evropiane dhe koordinim të Politikave, ka vazhduar serinë e vizitave në komuna ku janë vizituar komunat e radhës, Suhareka dhe Prizreni. Kryetarët e dy komunave, z. Sali Asllani, Kryetar i Komunës së Suharekës dhe z. Ramadan Muja, Kryetar i komunës së Prizrenit, bashkë me të gjithë drejtoriët e drejtorive të komunave, kanë pritur në takime të ndara përfaqësuesit e MAPL-së.

5 mars 2015

Gjatë takimeve, kryetarët konfirmuan angazhimin e tyre dhe të stafit të komunës për të përmbushur të gjitha detyrimet e komunave që dalin nga procesi i Integrimit Evropian. Theks i veçantë gjatë takimit i është vënë adresimit të obligimeve nga agjenda evropiane, obligime të cilat janë të përfshira në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit (DPSA),  Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA), Raportit të Progresit dhe Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave.

Gjatë zhvillimit të takimeve, para të pranishmëve u prezantua plani i veprimit për MSA-në për vitin 2015 dhe lista e obligimeve të komunave, duke përfshirë edhe të gjeturat dhe rekomandimet nga raporti vjetor i komunave për PVMSA-në 2014, sfidat nga raporti i progresit të Komisionit Evropian, çështjen e pronës komunale, të drejtat e njeriut, procesin e legalizimit, tatimin në pronë, dhe së fundi, bashkërisht me përfaqësuesit e Komunës së Suharekës dhe Komunës së Prizrenit, u identifikuan drejtoritë përgjegjëse për realizimin e detyrave nga Plani i Veprimit komunal për MSA-në 2015 dhe u finalizua plani komunal për obligimet nga agjenda evropiane, për këto dy komuna.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors