Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Vizitë e realizuar në komunën e Vushtrrisë për sa i përket koordinimit të aktiviteteve për obligimet nga Agjenda Evropiane

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, bazuar në Planin e Vizitave të Komunave për vitin 2015, me datë 27 shkurt 2015 ka realizuar vizitën e radhës në Komunën e Vushtrrisë me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit sa më të mirë të aktiviteteve të përbashkëta, si dhe për të përmbushur obligimet nga agjenda evropiane. Theks i veçantë i vizitës ishte adresimi i obligimeve nga agjenda evropiane, obligime të cilat janë të përfshira në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit (DPSA),  Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA), Raportit të Progresit dhe Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave 27 shkurt 2015

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, bazuar në Planin e Vizitave të Komunave për vitin 2015, me datë 27 shkurt 2015 ka realizuar vizitën e radhës në Komunën e Vushtrrisë me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit sa më të mirë të aktiviteteve të përbashkëta, si dhe për të përmbushur obligimet nga agjenda evropiane. Theks i veçantë i vizitës ishte adresimi i obligimeve nga agjenda evropiane, obligime të cilat janë të përfshira në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit (DPSA),  Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA), Raportit të Progresit dhe Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave

Ekipi i MAPL-së i kryesuar nga z. Agron Maxhuni, Udhëheqës i Departamentit Ligjor dhe Monitorim të Komunave, si dhe zyrtarët nga Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, u priten nga Kryetari i Komunës së Vushtrrisë z. Bajram Mulaku dhe drejtorët e drejtorive komunale.

Në takim u diskutua lidhur me:

•  Prezantimin e raportit vjetor për PVMSA-në komunale dhe të gjeturat për komunën e Vushtrrisë për vitin 2014;
•  Sfidat e dala nga Raporti i Progresit për Kosovën (2014) dhe obligimet e komunave;
•  Plani i Veprimit individual për komunën e Vushtrrisë nga MSA-ja 2015.

Gjatë zhvillimit të takimit, z. Agron Maxhuni, Udhëheqës i Departamentit Ligjor dhe Monitorim të Komunave para të pranishmëve prezantoi dhe diskutoi një sërë çështjes përfshirë të gjeturat dhe rekomandimet nga raporti vjetor i komunave për PVMSA-në 2014, sfidat nga raporti i progresit të Komisionit Evropian, çështjen e regjistrimit të pronës, publikimin e akteve komunale në ueb faqen zyrtare të komunës dhe së fundi, bashkërisht me përfaqësuesit e Komunës së Vushtrrisë, identifikuan drejtoritë përgjegjëse për realizimin e detyrave nga Plani i Veprimit komunal për MSA-në 2015.

Zyrtarët e lartë të Komunës së Vushtrrisë, si dhe përfaqësuesit e MAPL-së, bashkërisht u dakorduan për versionin final të Planit Komunal për MSA-në për vitin 2015. Po ashtu, në fund të takimit u ri-konfirmua vazhdimi i angazhimit dhe bashkëpunimit  për të përmbushur detyrimet e përbashkëta nga agjenda evropiane.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors