Me datë 24 shkurt 2015 Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka vazhduar me fushatën për regjistrimin falas të komunitetit (RAE), si segment i rëndësishëm i të drejtave universale të njeriut dhe përmbushjes së detyrave që dalin nga Plani i Veprimit për Liberalizimin e Vizave në komunat Lipjan dhe Shtime. 24 shkurt 2015
Me datë 24 shkurt 2015 Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka vazhduar me fushatën për regjistrimin falas të komunitetit (RAE), si segment i rëndësishëm i të drejtave universale të njeriut dhe përmbushjes së detyrave që dalin nga Plani i Veprimit për Liberalizimin e Vizave në komunat Lipjan dhe Shtime.
Në komunën e Shtimes ishte i pranishëm edhe Zëvendësministri i MAPL-së z. Bajram Gecaj, ku u prit nga Kryetari i Komunës së Shtimes z. Naim Ismajli, njëherësh edhe kryetar i Asociacionit të Komunave të Republikës së Kosovës, – me drejtorët e drejtorive si dhe zyrtari për komunitete dhe kthim në këtë komunë.
Regjistrimi i qytetarëve Rom, Ashakali dhe Egjiptas është i rëndësishëm për integrimin e komuniteteve e njëkohësisht do ta avancojë vendin në dy procese të rëndësishme siç është Liberalizmi i Vizave dhe Marrëveshja e Stabilizim Asocimit” tha Zëvendësministri MAPL-së, z. Bajram Gecaj.
Në takim është adresuar edhe çështja e Pakos Ligjore për të Drejtat e Njeriut: Projektligjin për Mbrojtje nga Diskriminimi, Projektligjin për Barazi Gjinore dhe Projektligjin për Avokatin e Popullit, ku nivelit komunal ju është dhënë mundësia e ofrimit të komenteve dhe sugjerimeve për plotësimin e ndryshimeve të Projektligjeve.
Kryetari z. Ismajli, shprehi mbështetjen e tij, për angazhimin dhe organizimin e përmirësimit të kushteve për ofrimin e shërbimeve për regjistrimin në gjendje civile, që do të ndikon në gjendjen ekonomike dhe sociale më të mirë për komunitetin RAE.
Ndërsa sa i përket regjistrimit dhe integrimit të komuniteteve RAE në komunën e Shtimes Kryetari z. Ismajli njoftoi ekipin e MAPL-së se ky komunitet është mjaft mirë i integruar. Komuna krijon kushte për trajtime mjekësore në shtëpi, programe arsimore për ata që janë mbrapa me mësime si dhe në jetën kulturore.
Në këtë vizitë Zëvendësministri z. Gecaj me ekipin e MAPL-së dhe përfaqësuesit komunal vizituan Qendrën arsimore në fshatin Gjykovcë ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e komuniteteve RAE. Ata vlerësuan lartë bashkëpunimin me administratën komunale duke potencuar se falë këtij bashkëpunimi këto komunitete janë integruar plotësisht dhe ndjehen të barabartë me komunitetin shumicë. Sipas statistikave që posedon përfaqësuesi i Zyrës për Komunitete, në komunën e Shtimes jetojnë 750 Ashkali, 20 Rom, nga këta 150 janë nxënës që vijojnë mësimin nga klasa e parë (1) deri të klasën e nëntë (9) si dhe shkollën e mesme 16 nxënës.
Në komunë e Shtimes nuk ka asnjë të paregjistruar, si rezultat i Memorandumit të Mirëkuptimit.
Ndërsa vizita në komunën e Lipjanit, e cila u realizua nga Divizioni për Avancimin e të Drejtat e Njeriut, kryesuar nga Udhëheqësja e Divizionit znj. Fakete Kuka së bashku me zyrtaret e divizionit, ku u pritën nga Koordinatorja e Njësisë për të Drejtat e Njeriut në komunën e Lipjanit.
Gjatë zhvillimit të takimeve në të dy komunat, rëndësi të veçantë iu dha integrimit të tyre dhe intensifikimit të pa regjistruarve në gjendjen civile si dhe për bashkëpunimet e mëtutjeshme ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror, sidomos obligimet që kanë komunat në agjendën evropiane.
Gjithashtu u shpërndanë edhe materialet promovues si: banera, broshura dhe bluza me moton ”Realizo të drejtat tua, REGJSTROHU”, në tri gjuhë: shqip, serbisht dhe në gjuhën rome.