Zëvendësministri Gecaj: E drejta e regjistrimit është e drejtë e garantuar për të gjithë dhe do ta ndihmojë Kosovën drejt dy procese të rëndësishme siç është Liberalizmi i Vizave dhe Marrëveshja e Stabilizim Asocimit.
Zëvendësministri Gecaj: E drejta e regjistrimit është e drejtë e garantuar për të gjithë dhe do ta ndihmojë Kosovën drejt dy procese të rëndësishme siç është Liberalizmi i Vizave dhe Marrëveshja e Stabilizim Asocimit.
10 shkurt 2015, Prishtinë
Në kuadër të fushatës për regjistrimin e komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptas Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, dhe kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Muharrem Svarca vizituan sot Zyrën e Komuniteeve në komunën e Ferizajt.
Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, tha se realizimi i të drejtave fillon nga regjistrimi që është e garantuar me Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës dhe është me rëndësi që kjo e drejtë të shfrytëzohet nga të gjitha komunitet dhe se procesi i regjistrimit garanton trajtim të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetaret e Kosovës. “E drejta e regjistrimit është e drejtë e garantuar për të gjithë dhe do ta ndihmojë Kosovën drejt dy procese të rëndësishme siç është Liberalizmi i Vizave dhe Marrëveshja e Stabilizim Asocimit” tha Zëvendësministri Bajram Gecaj.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Muharrem Svarca, tha se komuna po bën përpjekje maksimale për përfundimin me sukses të projektti të regjistrimit të komunitetit RAE , derisa sipas analizave tha se në komunën e Ferizajt janë gjithsej 19 persona të paregjistruar që i takojnë komunitetit Rom Ashkalinjë dhe Egjiptas. Në takim ishte i pranishëm edhe Hetem Arifi deputet nga radhët e minoriteteve.
Vizita e Zëvendësministrit Bajram Gecaj në Komunën e Ferizajt u realizua në kuadër të fushatës së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për regjistrimin falas të faktit të lindjes dhe regjistrimit të mëvonshëm të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas (RAE), si segment i rëndësishëm i drejtave universale të njeriut dhe përmbushjes së detyrave që dalin nga Plani i Veprimit për Liberalizimin e Vizave.
Fushata për regjistrim falas të komunitetit Rom, Ashkalinjë dhe Egjiptas organizohet çdo vit në muajin prill, me qëllim të përmbushjes së objektivave që dalin nga Strategjia dhe Plani i Veprimit . Kjo fushate përveç që do të informojë komunitetin për rëndësinë e regjistrimit gjithashtu do të identifikojë qytetarët e paregjistruar dhe do të bëhet verifikimi i regjistrave civil për të evituar regjistrimin e dyfishtë.