Bazuar në Planin e Vizitave të Komunave për vitin 2015, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, përkatësisht Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave, me datë 24 shkurt 2015 ka realizuar vizitën e radhës në Komunën e Gjilanit dhe në Komunën e Kamenicës me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit sa më të mirë të aktiviteteve të përbashkëta, si dhe për të përmbushur obligimet nga agjenda evropiane. Theks i veçantë i vizitës ishte adresimi i obligimeve nga agjenda evropiane, obligime të cilat janë të përfshira në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit (DPSA), Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA), Raportit të Progresit dhe Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. 25 shkurt 2015
Bazuar në Planin e Vizitave të Komunave për vitin 2015, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, përkatësisht Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave, me datë 24 shkurt 2015 ka realizuar vizitën e radhës në Komunën e Gjilanit dhe në Komunën e Kamenicës me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit sa më të mirë të aktiviteteve të përbashkëta, si dhe për të përmbushur obligimet nga agjenda evropiane. Theks i veçantë i vizitës ishte adresimi i obligimeve nga agjenda evropiane, obligime të cilat janë të përfshira në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit (DPSA), Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA), Raportit të Progresit dhe Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave.
Vizita e parë është realizuar në komunën e Gjilanit, me ç’rast Nënkryetari i Komunës së Gjilanit z. Rexhep Kadriu dhe z. Burim Elezi, Zyrtar komunal për integrime evropiane, priten ekipin e MAPL-së të kryesuar nga znj. Rozafa Ukimeraj, Udhëheqëse e Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave, z. Yll Valla, Zyrtar për Standarde të BE-së, znj. Sibel Gutiq, Zyrtare për Programim të IPA-së dhe znj. Fatbardha Lataj, Zyrtare për Integrime Evropiane.
Vizita e dytë është realizuar në komunën e Kamenicës, ku dhe në këtë takim ekipi i MAPL-së u prit nga Kryetari i Komunës së Kamenicës z. Begzad Sinani, NënKryetari i Komunës së Kamenicës z.Fatmir Matoshi, drejtorët e drjetorive, zyrtarët komunal për integrime evropine, njësia komunale për të drejtat e njeriut dhe zyra e informimit. Në të dy takimet u diskutua lidhur me:
• Prezantimin e raportit vjetor për PVMSA-në komunale dhe të gjeturat për komunën e Gjilanit dhe të Kamenicës për vitin 2014;
• Sfidat e dala nga Raporti i Progresit për Kosovën (2014) dhe obligimet e komunave;
• Plani i Veprimit individual për komunën e Gjilanit dhe komunën e Kamenicës nga MSA-ja 2015.
Gjatë zhvillimit të takimeve në të dy komunat, znj. Rozafa Ukimeraj, Udhëheqëse e Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave para të pranishmëve prezantoi dhe diskutoi të gjeturat dhe rekomandimet nga raporti vjetor i komunave për PVMSA-në 2014, sfidat nga raporti i progresit të Komisionit Evropian dhe së fundi, bashkërisht me përfaqësuesit e Komunës së Gjilanit dhe Komunës së Kamenicës, identifikuan drejtoritë përgjegjëse për realizimin e detyrave nga Plani i Veprimit komunal për MSA-në 2015.
Zyrtarët e lartë të Komunës së Gjilanit dhe të Komunës së Kamenicës, si dhe përfaqësuesit e MAPL-së, bashkërisht u dakorduan për versionin final të Planit Komunal për MSA-në për vitin 2015. Po ashtu, në fund të takimit u ri-konfirmua vazhdimi i angazhimit dhe bashkëpunimit për të përmbushur detyrimet e përbashkëta nga agjenda evropiane.