Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Vizitë në Komunën e Kamenicës – Takim me komunitetin rom

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka vazhduar aktivitetin e  fushatës informuese  për  regjistrimit  falas të komunitetit Rom, Ashkalinj dhe Egjiptian,  në Komunën e Kamenicës me ç’rast Zëvendësministri  i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, në kuadër të këtij  aktiviteti, vizitoi komunën e Kamenicës ku u prit nga Kryetari  I Komunës z. Begazad Sinani. 13 shkurt 2015, Prishtinë

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka vazhduar aktivitetin e  fushatës informuese  për  regjistrimit  falas të komunitetit Rom, Ashkalinj dhe Egjiptian,  në Komunën e Kamenicës me ç’rast Zëvendësministri  i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, në kuadër të këtij  aktiviteti, vizitoi komunën e Kamenicës ku u prit nga Kryetari  I Komunës z. Begazad Sinani.

Zëvendësministri  Bajram Gecaj dhe Kryetari i Komunës së Kamenicës,  z. Begazad Sinani, vizituan një familje rome në fshatin Strezos të kësaj komune, ndërsa z. Begazd Sinani, njoftoi se në komunën e  Kamenicës jetojnë gjithsej rreth 520 banorë të komunitetit rom, dhe të regjistruar  janë të gjithë banorët e këtij komuniteti, përveç  një familje që ka 5  fëmijë dhe dy  prej tyre ende  nuk janë të regjistruar.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors