Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Vizitë në komunën e Klinës – takim me komunitetet Rom Ashkali dhe Egjiptas

Me datën 23 shkurt 2015, është realizuar vizita në komunën  e Klinës, ku  Udhëheqësja e Divizionit për Avancimin e të Drejtave të Njeriut znj . Fakete Kuka së bashku me zyrtarët e divizionit,  u pritën  nga Nënkryetari i Komunës z. Enver Berisha. Përveç Nënkryetarit z. Berisha të pranishëm ishin edhe përfaqësues të lagjeve të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, përfaqësues të UNMIK-ut, OSBE-së, Shefi i zyrës për regjistrim në gjendjen civile, Zyrtari për Komunitete dhe Kthim.

Prishtinë, 23 shkurt 2015

Në vazhdën e aktiviteteve të fushatës për regjistrim  FALAS të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptas,  MAPL ka vazhduar me vizitat në komunat e Republikës së Kosovës.
 

Me datën 23 shkurt 2015, është realizuar vizita në komunën  e Klinës, ku  Udhëheqësja e Divizionit për Avancimin e të Drejtave të Njeriut znj . Fakete Kuka së bashku me zyrtarët e divizionit,  u pritën  nga Nënkryetari i Komunës z. Enver Berisha. Përveç Nënkryetarit z. Berisha të pranishëm ishin edhe përfaqësues të lagjeve të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, përfaqësues të UNMIK-ut, OSBE-së, Shefi i zyrës për regjistrim në gjendjen civile, Zyrtari për Komunitete dhe Kthim.

 
Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e komunës së Klinës janë njoftuar lidhur me fushatën për komunitetet RAE, e cila fushatë po realizohet me qëllim të të drejtave universale të njeriut si dhe përmbushjes së detyrave që dalin nga Plani i Veprimit për Liberalizimin e Vizave për Republikën e Kosovës.
 

Në takim është adresuar edhe çështja e Pakos Ligjore për të Drejtat e Njeriut: Projektligji për Mbrojtje nga Diskriminimi, Projektligji për Barazi Gjinore dhe Projektligji për Avokatin e Popullit, ku nivelit komunal ju është dhënë mundësia e ofrimit të komenteve dhe sugjerimeve për plotësimin e ndryshimeve të Projektligjeve.
 

Në fund, nënkryetari i komunës z. Berisha u dakordua për angazhimin maksimal për të arritur regjistrimin e komunitetit si e drejtë elementare e njeriut si dhe të vazhdojnë edhe më tutje bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve të ndryshme. 
 

Si edhe në Komunat tjera të vizituar deri më tani, edhe në këtë komunë, në kuadër të  kësaj fushate, ekipi i  MAPL-së kanë shpërndarë fletëpalosje, banerë dhe bluza  në gjuhën  shqipe, serbe dhe  rome.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors