Në vazhdën e përpjekjeve për të koordinuar aktivitetet e përbashkëta për të përmbushur detyrimet nga agjenda evropiane, gjatë muajit shkurt dhe mars 2015, MAPL do të realizojë serinë e vizitave në të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës, në mënyrë që të adresohen të gjitha obligimet nga agjenda evropiane të cilat obligime janë përfshirë në kuadër të Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA) 19 shkurt 2015
Në vazhdën e përpjekjeve për të koordinuar aktivitetet e përbashkëta për të përmbushur detyrimet nga agjenda evropiane, gjatë muajit shkurt dhe mars 2015, MAPL do të realizojë serinë e vizitave në të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës, në mënyrë që të adresohen të gjitha obligimet nga agjenda evropiane të cilat obligime janë përfshirë në kuadër të Planit të Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (PVMSA).
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal respektivisht Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave, filloi serinë e vizitave në terren. Sot, me datë 18 shkurt 2015, në kuadër të agjendës së takimeve dhe planit të vizitave në terren, zhvilloi takim në komunën e Mitrovicës.
Takimi u hap nga Kryetari i Komunës z. Agim Bahtiri i cili priti ekipin e MAPL-së të kryesuar nga znj. Rozafa Ukimeraj, Udhëheqëse e Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave, znj. Fatbardha Lataj, Zyrtare për Integrime Evropiane, znj.Sibel Gutiq, Zyrtare për Programim të IPA-së, znj Vjosa Shehu Zyrtare për Integrim dhe Riintegrim, z.Yll Valla Zyrtar për Standarde të BE-së. Të pranishëm në takim ishin të gjithë drejtorët e drejtorive përkatëse të komunës së Mitrovicës dhe Zyrtari për Integrime Evropiane.
Temat e diskutimit në takimin e përbashkët, ishin:
1. Prezantimi i raportit vjetor dhe të gjeturat për komunën e Mitrovicës për vitin 2014;
2. Sfidat e dala nga Raporti i Progresit për Kosovën (2014) dhe obligimet e komunës;
3. Plani individual i komunës për MSA për vitin 2015.
Theks i veçantë i është vënë diskutimit të planit të veprimit komunal për MSA. Në total nga 157 pyetje, të cilat janë formuluar për lehtësi të qasjes dhe përdorimit nga zyrtarët komunal, në takimin e përbashkët të MAPL-së dhe Komunës janë përcaktuar drejtoritë përgjegjëse për të përmbushur detyrat e caktuara gjatë vitit 2015, që dalin nga lista e obligimeve të agjendës evropiane. Në fund, përfaqësuesit e MAPL-së dhe Mitrovicës, bashkërisht u dakorduan për versionin final të planit komunal për MSA. Ashtu si edhe nga viti i kaluar, Komunat do të raportojnë në baza tremujore lidhur me obligimet nga agjenda Evropiane.